PD: Rama gënjen për investimet e huaja, kanë rënë me 40%

420
Partia Demokratike përmes Sekretarit Organizativ Eno Bozdo ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministerit Edi Rama, për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri, duke hedhur poshtë këtë pretendim, madje duke theksuar se investimet e huaja direkte në vendin tonë kanë rënë me 40%. Në një reagim të posaçëm, Bozdo thotë se, për biznesin janë rritur taksat, është përkeqësuar klima e biznesit dhe shumë investitorë të huaj kanë braktisur vendin.
Ja reagimi i plotë i tij
Rama kendon si gjel ne maj te plehut: si rezultat i rritjes se taksave dhe perkeqesimit te klimes se biznesit, investitoret e medhenj kane braktisur vendin. 
Investimet e Huaja Direkte kane rene kete vit me 40%. Dhoma Amerikane dhe ajo Gjermane e Tregtise shprehen se klima e biznesit eshte perkeqesuar ne pikiate. FMN deklaron se politika e taksave te larta progresive ka deshtuar plotesisht dhe koncesionet korruptive i kane marre frymen ekonomise. Ndersa Rama mburret me nje projekt dhe nje investitor qe i takon qeverise te meparshme. Ne sektorin e hidrokarbureve Bankers u detyrua nga kjo qeveri te nderprese prodhimin dhe ne fund te largohet. Shume multinacionale te tjera kane mbyllur zyrat dhe po largohen me shpejtesi nga Shqiperia. Ndersa inkurajojme Shell dhe e mbeshtesim plotesisht per investimin dhe besimin qe ka ne suksesin e projektit, theksojme se vetem largimi i Rames do te mundesoje ardhjen e investitoreve dhe kthimin e Shqiperise ne nje vend terheqes per Investimet e Huaja.
Sigal