Meta priti sot dy Kapiten Regjentët e San Marinos, Gian Nicola Berti dhe Massimo Andrea Ugolini

440
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një drekë pune dy Kapiten Regjentët e San Marinos z. Gian Nicola Berti dhe z. Massimo Andrea Ugolini.
Kryetari i Kuvendit shoqërohej prej Nënkryetares së Kuvendit znj. Valentina Leskaj, Nënkryetarit të Kuvendit z. Edmond Spaho dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili. Gjatë kësaj dreke pune u vlerësua miqësia e vjetër që ekziston mes popullit shqiptar dhe atij sanmarinez dhe u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Kapiten Regjentët e San Marinos Gian Nicola Berti dhe Massimo Andrea Ugolini shprehën mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë shqiptare dhe nënvizuan se intensifikimi i shkëmbimeve ndërparlamentare në planin dypalësh dhe atë shumëpalësh do të kontribuojë në forcimin e raporteve mes dy vendeve. Kryetari Kuvendit, Ilir Meta theksoi se Kuvendi i Shqipërisë mbështet konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh përmes konsolidimit të shkëmbimeve institucionale dhe në këtë drejtim inkurajon përmbushjen e kuadrit ligjor dhe marrëveshjeve në proces mes dy vendeve, duke e parë atë si një impuls të nevojshëm për cilësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe San Marinos.
Sigal