PD: Qeveria nuk i mbron gratë, varfëria po shton krimet brenda familjes

390

Albana
Vokshi dhe Volata Ademi bëjnë apel për ndryshimin e gjendjes dramatike

 

Vrasjet brenda familjes
kanë tronditur opinionin publik. Gratë demokrate e shohin të lidhur këtë dramë
me pasojat e varfërisë së tejskajshme, papunësisë dhe depresionit që po
përjeton shoqëria shqiptare vitet e fundit. Në një takim të mbajtur në Shkodër,
Albana Vokshi bëri përgjegjëse qeverinë për gjendjen e krijuar.

“Eshtë një rritje e
tmerrshme e nivelit të dhunës në Shqipëri. Varfëria e tejskajsshme është një
prej arsyeve të kësaj dhune. Kjo qeveri e ka rritur nivelin e varfërisë nga
12.5% sa ishte në 2013, në 50%. Dhe këto statistika pasqyrohen në raportin e
Bankës Botërore. Shteti ka për detyrë të sigurojë dhe mbrojë jetën e qyyetarëve
të saj, jetën e grave, burrave dhe familjes. Ministri ka larë duart duke thënë
që nuk ka përgjegjesi. Hallkat e mekanizmit të mbrojtjes për gratëdhe fëmijët
nuk funksionon dhe Rama është pergjegjës. Në një vit, 7 gra janë vrarë prej
dhunës në familje, 5 prej tyre me urdhër mbrojtje. Si nënë jam shumë e
revoltuar sepse nuk kemi mbrojtje për  fëmijët. Janë regjistruar më shumë
se 3 mije raste dhune në 3 muajt e fundi të 2015, 80% e saj vjen prej
varfërisë. Eshtë rritur dhuna ndaj fëmijëve. Kam një apel për gratë. Të
reagojmë jo për partitë politike, por për sigurinë e familjeve tona”, tha
Vokshi. 

Ajo theksoi se shumë gra
dhe vajza kanë kerkuar azil për shkak të këtij depresioni dhe varfërie që po
jeton sot shoqëria shqiptare.

“Vitet e fundit
është rritur prezanca e dhunës, prej rritjet së depresionit nga ekonomia,
mungesa e sigurisë. Në Bashkinë Shkodër janë rreth 47 raste ekstreme të grave
dhe të rejave që janë trajtuar në sistemin e referencës, ndërkohë sistemi nuk
funksionon. Në Shkodër varfëria është shumë e madhe, 571 gra marrin ndihmë
ekonomike”, tha Ademi. 

Lidhja Demokratike e
Gruas së Shqipërisë në bashkëpunim me Kondrad Adenauer Stiftung do të
organizojnë në të gjithë Shqipërinë takime me gratë dhe vajzat me qëllim përfaqësimin
e gruas në politikë.

Sigal