PD mbledh aleatët: Të enjten vendoset bojkoti ose jo i Kuvendit

432
Sigal

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët për të diskutuar mbi qëndrimin e opozitës në parlament. Në mbyllje të takimit Basha  deklaroi përpara medias se do të ketë një vendim të unifikuar përballë antiligjshmërisë së mazhorancës. “Deputetet e opozitës kanë qenë në kontakt gjatë gjithë kësaj jave për të koordinuar pozicionin tonë me aleatët përsa i përket akteve antiligjore të qeverisjes Rama-Meta. Qeveria eshte bere dirigjente e veprimeve antikushtetuese. Qeveria po rrezikon integrimin evopian të vendit”-u shpreh Basha. Nga ana tjetër,foli dhe kryetari i Partisë Republikane,  Fatmir Mediu. “Do të vendosim së bashku të enjten në mëngjes kush do të jetë veprimi. Nuk pranojmë që të jemi pjesë e një Parlamenti që nuk funksionin sipas ligjit”- tha republikani