Abuzimet me lejet e të burgosurve Naço:Po përgatisim 11 padi penale

550
Sigal

TIRANE-  Ministri i Drejtësisë Nasip Naço deklaron se po bëhen gati 11 kallëzime penale për ish-zyrtarët e burgjeve për akuzën e abuzimeve me dhënien e lejeve shpërblyese për të dënuarit. ”Për një vit u dhanë 2500 leje plus 470 leje të veçanta. Ka pasur raste që një i burgosur ka marrë 7 leje në një vit”- informoi sot ministri Naço deputetët e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve” të ndryshuar”. Ministri  Naço tha se ish-zyrtarët e burgjeve abuzuan me lejet shpërblyese. Lidhur me ndryshimet në ligj Naço tha se për amendimet është diskutuar me të gjithë grupet e interesit. Spartak Braho, deputeti i LSI-së ngriti shqetësimin e burgjeve për problemet me regulloret e brendshme. “Regulloret e brendshme të sigurise të normohen.” Ndërkohë që Piro Lutaj ngriti pyetjen nëse me këto ndryshime zgjidhen një herë e mirë problemet e burgjeve si cështja e të sëmurëve me problem mendore  të cilët mbahen në qeli.