Tentoi të kalojë kufirin me dokumente bullgare false, arrestohet shtetasi turk në Portin e Durrësit

189
Sigal

Një 37-vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Mësohet se në pranga është vendosur shtetasi me iniciale Z.I., banues në Turqi.

Ai tentoi të kalojë kufirin me pasaportë dhe kartë identiteti bullgare të falsifikuar.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i Letërnjoftimeve i Pasaportave ose Vizave” shtetasin Z. I., 37 vjeç, banues në Turqi.

Ky shtetas ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë dhe kartë identitetit Bullgare të dyshuara si të falsifikuara nga Pika Kufitare e Kufirit të Portit Durrës