KLD rrëzon kërkesën e Ina Ramës për rikthim në Gjykatën e Apelit

346

TIRANE- Këshillli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e ish-prokurores së Përgjithshme Ina Rama për kthimin e saj në postin e gjyqtares së Apelit në Tiranë.  5 anëtarë të KLD-së kanë qenë pro rikthimit të saj, ndërsa 8 të tjerë kanë votuar kundër rikthimit të saj në Gjykatën e Apelit.
Shqyrtimi i kërkesës është kryer me dyer të mbyllura dhe në vijim pritet që të ketë një prononcim për argumentet të hedhjes poshtë të kërkesës së ish-prokurores së Përgjithshme.

PRO: Naço,  Çomo, Hallunaj, Caka, Zaganjori

KUNDËR: Nishani, Mustafraj, Cefa dhe 5 anëtarë të tjerë