PD depoziton në Parlament Amendamentin e Dekusarizimit

466
Sigal

Partia Demokratike do të depozitojë sot në Parlament amendamentin për Dekusarizimin, që do të ndalojë deputetët që kanë humbur mandatin për shkelje kushtetute, të kandidojnë përsëri apo të emërohen në funksione publike. Ky fakt është bërë i ditur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Facebook, i cili shkruan se deputetët që kanë shkelur Kushtetutën dhe kanë humbur mandatin, nuk do të lejohen të marrin sërish poste publike. “Partia Demokratike depoziton sot ne parlament Amendamentin e Dekusarizimit: Ndalimin e rikandidimit ose emerimit ne funksione publike te atyre qe humbasin mandatin e deputetit sepse shkelin Kushtetuten duke zhvatur parate dhe pasurite publike te shqiptareve”, shkruan kreu i PD Lulzim Basha në Facebook. Pas ligjit të Dekriminalizimit, ky është amendamenti i dytë i Partisë Demokratike që depoziton në Parlament.