PD, Alibeaj: Viktimën e atentatit e kërkonte policia prej 3 muajsh, por e gjeti banda

425

Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe
Sigurisë, Enkelejd Alibeaj

 

Viktima e atentatit
mafioz dje në Fier, Nelgert Pata ishte prej 21 gushtit të këtij viti në kërkim nga
policia, pasi iu bë një atentat në Tiranë, dhe ai nuk u paraqit në polici, nuk
dha dëshmi, nuk bashkëpunoi, nuk denoncoi.

Në kërkim, sipas një
emërtimi burokratik, pasi viktima jo vetëm nuk kërkohej nga policia, por krerët
e saj, të përfshirë në një histori kriminale me të paktën 4 të vrarë deri tani,
ofronin mbrojtje ose lehtësi sipas rastit.

Pra policia e shpall
zyrtarisht në kërkim prej 3 muajsh dhe nuk e gjen personin edhe pse ai lëviz
lirshëm në Tiranë e në qytetet kryesore të vendit, por e gjen banda dhe e
ekzekuton.

Ky është shteti i Edi
Ramës. 

Kjo është një dëshmi e
freskët dhe dramatike se si krerët e policisë të përfshirë në trafiqe e të
ndarë sipas bandave, nuk zbatojnë ligjin, por u shërbejnë interesave kriminale.

Nuk ka rend e siguri me
këtë qeveri, me këtë ministër të brendshëm.

Qytetarët kanë nevojë
për sundim të ligjit dhe jo të bandave.

Sigal