Ja përgjigjja e Berishës pas kërcënimit të Ballës, se do ta merrte me forcë nëpërmjet policisë

434

Sigal

Pas deklaratës së kryetarit të Komisionit Hetimor për privatizimin e CEZ, socialistit Balla, se i dërgoi shkresë Policisë të sjellin forcërisht ish-kryeministrin për të dëshmuar, ka ardhur edhe reagimi i Berishës.

Zyra e Berishës njofton shkakun pse nuk shkoi ish-kryeministri, fakt që i ishte bërë i njohur Komisionit nga Ristani.

Reagimi i Berishës

Ju njoftoj se zoti Berisha nuk është paraqitur sot në komisionin ketimor parlamentar për CEZ për arsye objektive, gjë e cila është bërë me dije zyrtarisht në komision nga nënkryetari i këtij komisioni, zoti Arben Ristani.

Zoti Ristani ka njoftuar gjithashtu se zoti Berisha do jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës së këtij komisioni.

Cdo deklaratë e bërë nga Taulant Balla është si gjithmonë thjesht një sharlatanizëm i bërë nga një individ i pafytyrë dhe pa identitet.