Luçiano Boçi sulmon ashpër TVSH: Ja pse nuk e transmetoni “Euro 2016”

519
Sigal

Deputeti Demokrat, Luçiano Boçi, ka treguar atë që është e vërteta e e mosdhënies së ndeshjeve të kombëtares së Futbollit nga TVSH.

“RTSH fsheh blerjen e realizuar me negociata, për të drejtën e transmetimit të kampionatit Europian nga TVSH. Ish-drejtori i komanduar Martin Leka, në seancën dëgjimore në Komisionin e Edukimit të datës 25. 11. 2015 e ka pohuar dhe mbrojtur një gjë të tillë, pas insistimit tonë”, shkruan Boçi. Sipas deputetit. “RTSH e Gëllçit “gropos” dhe sakrifikon 1.5 milion euro (850 mijë Euro blerja + 700 mijë euro, nga të ardhurat e reklamave), para të publikut (Procesverbali i mbledhjes poshtë)

“Gjithçka bëhet për interesat e “të tretëve”, për xhirot miliardere dhe fitimet marramendëse. Po Kryeministri ku e ka vendin këtu?!!! Nuk e dinte?! Kam frikë se e ka urdhëruar vetë! Insistimi për të vendosur Gëllçin “e nxorri paksa kokën”! Ka dhe më!!! Prokuroria duhet të nisë menjëherë çështjen, për të vënë para përgjegjësisë “killerat” e parave të publikut dhe të interesit të publikut sikurse dhe të emocioneve të tij.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk do të kenë mundësi të ndjekin live sot e në vazhdim nga Franca, Himnin e flamurit dhe përballjen e Kombëtares në Kampionatin e parë ëndërr europian. Arsyeja fare e thjeshtë: TVSH nuk e transmeton, pavarësisht se drejtuesit e saj kanë pohuar e pranuar blerjen e kësaj të drejte, e cila është “grisur” për interesa klieteliste. Një pjese të mirë të shqipatrëve nuk jua mban xhepi ta blejnë këtë shërbim. Nuk munden ekonomikisht.

Nuk mund të ndjekin nga pas kryeministrin me shpurën e tij në stadiume, mgjs janë tifozë më të mëdhej dhe më të sinqertë se ai. TVSH si i vetmi tv publik dhe i vetmi tv me shtrirje gati 100% në territor refuzon ta transmetojë. Megjithëse mbahet me paratë e taksapaguesve, drejtuesit e rinj të RTSH, kanë preferuar talljen publike me publikun. Sugjerimi tyre cinik dhe arrogant, ishte që ndeshjet mund t’i ndiqnin live nga Radio Tirana. D.m.th si dikur. Si dikur “në kohën e qepës”, kur Gëllci ishte kryeredaktor i “Zërit të popullit”.

Nxjerrje gjuhe më të plotë se kjo nuk ka!!! Sigurisht na ka marrë malli për zërat e të mëdhejve komentatorë Borova e Shqarri, por është absurde dhe e pakonceptueshme që në kohën e revolucionit teknologjik, të ndjekësh në radio një ndeshje. Procesverbali i mbledhjes zbardh qartë blerjen me negociata nga ana e TVSH, arsyet e mossuksesit të parë, shumën e shpenzuar dhe atë që do të vinte si e ardhur nga reklamat. Është e shkruar “e zezë mbi të bardhë” që ndeshjet do të transmetoheshin nga TVSH!!!.

p.s Skandali tjetër i rradhës, i 8.2 milion eurove për mirëmbajtjen po vjen….”, shkruan Luçiano Boçi.