PD 2 amendamente për “Dekriminalizimin”: Analizë për substancë narkotike, para betimit

432
Partia Demokratike depoziton në Kuvend 2 amendamente të reja për dekriminalizimin, të cilat pritet të votohen. Në kërkesën e tyre, selia blu ka kërkuar që të shtohet neni 15 dhe 16.
Në nenin 15 përcaktohet “përdorimi i substancave narkotike”, ndërsa në nenin 16 “trajtimi i funksionarëve publikë”. Sakaq, Partia Demokratike përcakton në amendamentin e saj se deputetët para se të betohen, duhet t’i nënshtrohen analizave për substancë narkotike.
Ndërkohë, ligjvënësit duhet të kryejnë analizat për narkotikët nën mbikëqyrjen e një strukture në prokurori. Ndërkaq, në rast refuzimi, deputeti trajtohet si përdorues i narkotikëve.
Sigal