Pasi i licencoi vetë, Ministria e Arsimit nuk njeh masterat e universiteteve private

286

“Pakti për Universitetin” u harrua dhe rreth një vit më pas studentët vazhdojnë të kenë të njëjta problematika.

Por marrëdhëniet e kësaj qeverie me arsimin vijojnë të jenë difektoze e në disa raste, si ky që sjellim më poshtë, edhe diskriminuese.

Ligji nr 48/2018, i hartuar dhe i votuar nga kjo mazhorancë, penalizon të gjithe studentët e universiteteve private, që kanë mbaruar studimet bachelor, në profilin “arsim fillor” dhe ata që në vitin akademik 2018-19 përfunduan studimet master, dega Pedagogji, profili Didaktikë.

Sipas këtij, ligji këta studentë nuk kanë te drejte të futen në provimin per liçencë, çka u jep të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit.

1500 euro pagesë vetëm për shkollimin, pa harruar edhe shpenzimet e tjera ditore. Edhe pse në fshatra të ndryshme të vendit ka ende mësues pa arsimin e lartë, qeveria ka zgjedhur të diskriminojë dhe dëmtojë studentët universiteteve private, që vetë i lejoi të vijonin funksionimin e tyre.