Pas Nokës, nga Kuvendi përjashtohet edhe Ervin Salianji

210
Pas deputetit të PD-së Flamur Nokës, që hodhi miell në drejtim të Ramës, kreu i Kuvendit Ruçi përjashtoi edhe deputetin Ervin Salianji. Shkak i përjashtimit është bërë incidenti me miellin që u hodh në drejtim të Ramës. Ndërkohë miell hodhi dhe deputeti Klevis Balliu.
Pas incidentit, Rama reagoi me gjakftohtësi duke qendruar pa lëvizur, ndonëse xhaketa ishte zbardhur nga mielli. Ai ka pirë vetëm ujë pa thënë asnjë fjalë. Nga mielli e ka pësuar edhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.