Pas humbjes së thellë në 25 Qershor, PD merr lajmin e keq nga KQZ. Ja çfarë u vendos

511
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur te ndeshkoje me gjobe  Partine Demokratike.
Ne mbledhjen e sotme, KQZ shqyrtoi dhe miratoi proejktvendimin, “Për vendosjen e sanksionit administrativ për barazinë gjinore në listat shumemërore të kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017”.
“KQZ vendosi sanksionin administrativ për subjektin zgjedhor Partia Demokratike në masën 12.000.000 lekë , për mospërmbushjen e detyrimit të parashikuar nga neni 67, pika 6 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, për 12 zonat zgjedhore”- njofton KQZ.
Kujtojme se Partia Demokratike mori kohë më shumë se socialistët për të bërë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Qershorit pas marrëveshjes së Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në 18 Maj.
Por edhe kjo kohë që mori, nuk i shërbeu PD-së që të hartonte një listë duke pasur parasysh përbërjen gjinore, e cila është një nga pikat e Kodit Zgjedhor për të cilën KQZ-ja mund të të gjobisë.
Dhe pas dorëzimit të listave, ra në sy fakti që PD-ja nuk e ka zbatuar kriterin gjinor, pra që 1 në çdo tre emra të jetë e gjinisë tjetër.
Pas konstatimit të këtij fakti KQZ-ja kishte përgatitur një projektvendim sipas të cilit PD-ja do të gjobitet me një gjobë të majme, plot 12 milionë lekë të reja.
Sigal