Parlamentet paralele PS-PD. Replikat hidhen nga seanca dhe priten në çadër

106
Kjo e enjte kishte dy seanca plenare, e para ishte në Kuvend, si zakonisht, ndërsa e dyta në “çadrën e lirisë” të vendosur në bulevard. 
Por nga salla e seancave plenare, kreu i ekzekutivit Edi Rama ka lëshuar ftesën publike ndaj opozitës. Pikerisht për kërkesën per përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, për të cilën demokratët po protestojnë prej 6 ditësh ne shesh.
Edi Rama:
“Nuk di asnjë mënyrë tjetër se si mund të përmirësohen standardet e zgjedhjeve, kur ti nuk ulesh në tryezë për ti përmirësuar. Numërimi elektronik është i mundur të bëhet. Patjetër që është i mundur dhe ne nuk kemi asnjë problem”. 
Por kryedemokrati, gjatë fjalës së tij ne cadër i ktheu kete përgjigje Edi Ramës.
Lulzim Basha:
“Kurrë më zgjedhje me bandat, vetëm zgjedhe të lira dhe të ndershme që nisin me largimin e Ramës nga qeveria”.