Para dhe pushtet

909
Ndodh që padrejtësisht ngrihen akuza pa asnjë bazë për shtetarët tanë, në lidhje me korrupsionin dhe përfitimet nga burime të tjera financiare, duke i përfolur për pasuritë dhe bizneset që ata kanë vendosur si pjesë e politikës dhe e pushteteve të këtyre 23 viteve. Nëse u referohemi pasurive dhe financave aktuale të tyre, deklaruar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) për vitin 2014, konstatohet se shtetarët tanë, si psh., Presidenti Republikës, Kryeministri, ministrat, deputetët dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit, jetojnë në atë nivel financiar siç jeton populli, vetëm me paga mujore, me ndonjë qira lokali, pasuri të grave e gjysheve dhe me ndonjë “qindrakë” nga dietat që ata “kursejnë” gjatë udhëtimeve brenda e jashtë vendit. Por realiteti flet ndryshe. Gazeta “Telegraf” në bashkëpunim me Portalin “Spending Data Albania” dhe drejtoren
Ekzekutive të këtij protali ka investiguar dhe disponon deklarimet e plota, që shtetarët kanë bërë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) dhe pasuritë reale që kanë. Këto deklarime zyrtare janë “thërrimja” të pasurive që ata kanë realisht. Në deklarimet e tyre në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), Presidienti, Kryeministri, ministrat dhe gjithë “ushtria” e zyrtarëve që varet prej tyre, kanë deklaruar vetëm një pjesë minimale (as 5%) të pasurisë reale që kanë. Kanë deklaruar atë pjesë pasurie, që nuk i penalizon dhe që nuk i detyron të vihen përballë ligjit, për të zbardhur abuzimet dhe hajdutëritë që kanë bërë realisht me pasuritë kombëtare, gjatë ushtrimit të funksioneve politike e shtetërore. Që nga Presidenti, Kryeministri, ministrat, drejtorët e policisë, të doganave, të tatimeve e të 19 ministrive, deklarojnë pasuri që janë ose në nivelin e popullit, ose edhe më poshtë se niveli i popullit. Psh., Presidenti Republikës deklaron se nuk ka asnjë të ardhur nga bizneset dhe sipërmarrjet individuale, ndërkohë që deklaron se ka të ardhura nga qira dyqani në Durrës në vlerën 12 mijë euro, qira apartamenti në Durrës në vlerën 600 mijë lekë dhe qira dyqani në Durrës në vlerën 720 mijë lekë! Më i varfër e në pikë të hallit rezulton Ministri Damian Gjiknuri, i cili jeton vetëm me pagën si ministër, duke deklaruar se nuk paguhet në asnjë bord, nuk ka asnjë dietë udhëtimi jashtë e brenda vendit, nuk ka asnjë biznes privat (në fakt ka 6 biznese). Në ndihmë të “përballimit” të mbijetesës ekonomike, Ministri Gjiknuri i vjen paga dhe bizneset e gruas së tij, të cilat i ka deklaruar. Kryeministri Rama, duket se i ka hapur “kartat” dhe deklaron se jeton më mirë se Presdienti i Republikës, por duke deklaruar se i ka të ardhura nga paga dhe shërbime të tjera jashtë funksioneve zyrtare. Po kaq transpartent tregohet edhe Ministri Beqja, i cili deklaron se jeton minimalisht, mbasi është zhytur në kredi e borxhe, por që e ndihmojnë të ardhurat e bizneseve të gruas dhe të ardhurat e disa bizneseve të shitura për shkaqe “varfërie”. Sipas deklarimeve, ministri më i varfër rezulton Erjon Veliaj, që bëri dasmën 600 mijë dollarw, duke marrë borxh “pensionin e mamit”. Ky ministër nuk ka asnjë aktivitet privat, asnjë pjesëmarrje si anwtar në borde, asnjë shpërblim, asnjë dietë udhëtimi ose bakshish nga ata “më të pasurit” që paguhen me ndihmë ekonomike dhe pensione invaliditetit, asnjë pagesë në komisione parlamentare, përveç pagës bruto si ministër në vlerën 595 mijë lekë dhe ca shpërblimeve “thërrime” në parlament në vlerën 52 mijë e 896 lekë. Madje disa ministra, politikanë, deputetë, shef gjykatash, prokurorë, shefa policie, doganash, tatimesh, diplomatë, shefa arsimi, etj, rezultojnë me borxhe në banka, me borxhe tek familjarët dhe miqtw e tyre, me të ardhura nga emigracioni…Kështu janë edhe ministrat e tjerë: Ditmir Bushati, Mimi Kodheli, Edmond Haxhinasto dhe Lindita Nikolla.
—————————————–
Presidenti Bujar Nishani
Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga si President në vlerën 2 531 864 lekë.
Të ardhura nga Bonuse 
1) Dieta nga udhëtimet në vlerën 1 440 dollarë.
2) Dieta nga udhëtimet në vlerën 1 040 euro.
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Të ardhura nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vlerën 126 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Nuk ka
Të ardhura Qiradhënie 
1) Qira dyqani në Durrës në vlerën 12 000 euro, për të cilin është paguar tatimi.
2) Qira apartamenti në Durrës në vlerën 600 000 lekë, për të cilin është paguar tatimi.
3) Qira dyqani në Durrës në vlerën 720 000 lekë, për të cilin është paguar tatimi.
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale Nuk ka
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione Nuk ka
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit Nuk ka
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi Nuk ka
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 
1) Bashkëshortja zonja Odeta Nishani paga si drejtore pranë Ministrisë së Kulturës dhe si Specialiste në Bankën e Shqipërisë në vlerën 963 000 lekë.
2) Bashkëshortja zonja Odeta Nishani paga si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës së PSH në vlerën 181 800 lekë.
3) Bashkëshortja zonja Odeta Nishani dieta nga udhëtimet në vlerën 720 dollar.
4) Bashkëshortja zonja Odeta Nishani dieta nga udhëtimet në vlerën 750 euro.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Nuk ka
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion 235%
Të tjera 
1) Detyrime të papaguara në vlerën 3 929 560 lekë për një kredi për apartament në bankë të nivelit të dytë.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 62 963 euro për një kredi për shtëpi në bankë të nivelit të dytë.
——————————-
Kryeministri Edi Rama
1) pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2, fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë. 
2) pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë. 
3) bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie. 
4) bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009. 
5) Bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë. Likuiditete (Depozita Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti). 
6) Gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”. 
7) Cash, në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale. 
8) Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer-336 383 lekë, e marrë në datën 12.05.2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%. 
9) detyrim i papaguar subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten. 
10) Detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten. 
11) Zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies. 
12) Bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare. Nuk zotëron Sende me vlerë
13) Posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar. 
————————————————–
Ministri Damian Gjiknuri
Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga dhe përfitime si deputet dhe si ministër në vlerën 2 128 278 lekë
Të ardhura nga Bonuse Nuk ka
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Nuk ka
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Nuk ka
Të ardhura Qiradhënie Nuk ka
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale Nuk ka
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione Nuk ka
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit Nuk ka
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi Nuk ka
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 
1) Bashkëshortja zonja Gjiknuri paga si drejtuese në vlerën 1 400 000 lekë.
2) Bashkëshortja zonja Gjiknuri të ardhura nga punë artistike dhe krijuese në vlerën 800 000 lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë 
1) Arkëtim në vlerën 600 000 lekë si pasojë e detyrimeve të pashlyera që lindin nga kontrata e shitjes së aksioneve në një shoqëri në vitin 2010.
2) Të ardhura nga shitja e automjetit personal tip Audi 4, me blerje në vitin 2010, në vlerën 5500 euro.
3) Sipas deklarimit fillestar te 2010 rezulton një hua për shkak të sëcilës zoti Gjiknuri deklaron “pagesa të një huaje që i ka dhënë bashkëshortja, derdhur në llogarinë në bankë të nivelit të dytë” vlera e derdhjes 8 000
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion 180%
Të tjera 
1) Kredi për shtëpi banimi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi të pashlyer 2 118 600 lekë, principal 5 000 000 lekë, interes 3% në vit.
————————–
Ministri Ilir Beqja
1) Paga si Këshilltar i Grupit Parlamentar të PS janar- shtator 2013 vlera 940 000 lekë.
2) Paga në Ministrinë e Shëndetësisë shtator- dhjetor 2013 vlera 620 000 lekë. Të ardhura nga Bonuse- Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh- Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies- Të ardhura QiradhënieQira apartamenti në Tiranë në vlerën 900 000 lekë. 
3) Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individualeTë ardhura nga fitimi i kompanisë Intech shpk për vitin financiar 2012 në vlerën 12 000 000 lekë. 
4) Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj të ardhura nga shitja e kuotave në Proinvest shpk në vlerën 21 000 euro.
5) Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj paga në ProcreditBank 4 529 000 lekë. Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë 
6) Të tretët kanë shlyer vlerën 18 360 000 lekë si detyrim që lind nga kontrata noteriale e shitjes së 51% të kuotave në kompaninë Intech shpk, sipas së cilës 7 000 000 lekë paguhen deri në 31.01.2014, 6 000 000 lekë deri në 31.10.2014 dhe 5 360 000 lekë deri më 31.05.2015.
——————————————–
Ministri Ditmir Bushati
1) Paga dhe shpërblime në vlerën 2 145 571 lekë. Të ardhura nga BonuseNuk ka Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë BordeshNuk ka Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies
2) Të ardhura nga interesa depozite në valutë, 105 dollar.
3) Të ardhura nga interesa depozite në valutë, 563 euro. Të ardhura QiradhënieNuk ka Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individualeNuk ka Të ardhurat nga Ortakëri/AksioneNuk ka Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e AutoritNuk ka Të ardhura nga Çelje TrashëgimiNuk ka Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
4) Bashkëshortja zonja Aida Bushati të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 82 740 lekë.
5) Bashkëshortja zonja Aida Bushati të ardhura nga puna kërkimeve në vlerën 250 000 lekë.
6) Bashkëshortja zonja Aida Bushati të ardhura konsulenca në vlerën 22 000 euro.
7) Bashkëshortja zonja Aida Bushati të ardhura nga puna në bankë në vlerën 508 445 lekë. Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të TretëNuk ka Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion104% Të tjera
8) Shitur apartament pjesë e regjimit martesor (50% secili) me sip. 103.85 m2 në vlerën 75 000 euro.
————————————
Ministri Edmond Haxhinasto
Pasuri të paluajtshme 
1) Pronar me 100% i Ap.banimi Tiranë me sip. 194 m2, me blerje, vlera 116 400 euro. 
2) Bashkëpronar pjesë e regjimit martesor me 50% Ap.banimi Tiranë, me sip.90.6m2 me hipotekë në vlerën 3 000 000 lekë.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti) Kursime në vlerën 2 500 000 lekë.
Automjete Nuk zotëron
Sende me vlerë Nuk zotëron
Tituj Financiarë (Bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara) Nuk zotëron
Dhurata Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto përfiton si dhuratë pasurinë e paluajtshme të regjistruar në hipotekë si njësi me sip. 122 m2, 100% në favor të saj, nga Lerenti shpk pronë e babait të saj zotit Kozma Nasto.
Të tjera Nuk zotëron
————————————————
Ministri Erjon Veliaj
1) Paga bruto si Ministër 595 000 lekë.
2) Shpërblime nga Kuvendi 52 896 lekë. 
3) Të ardhura nga Bonuse nuk ka 
4) Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh nuk ka
5) Nuk ka Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies nuk ka 
6) Të ardhura qiradhënie nuk ka 
7) Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale nuk ka 
8) Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione nuk ka 
9) Të ardhura nga publikimet dhe e drejta e Autorit nuk ka
10) Të ardhura nga çelje trashëgimie nuk ka 
11) Të ardhura të personave pjesë e çertifikatës familjare nuk ka 
12) Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë nuk ka 
13) Të ardhura vjetore ndaj të ardhurave të pagës nuk ka
—————————————————–
Ministrja Lindita Nikolla
1. Paga dhe shpërblime si Kryetare Njësie 368 000 lekë.
2. Paga dhe shpërblime si Ministre 558 560 lekë. 
3. Të ardhura nga Bonuse nuk ka 
4. Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh nuk ka 
5. Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënie nuk ka 
6. Të ardhura qiradhënie nuk ka 
7. Të ardhura nga bizneset dhe sipërmarrjet individuale nuk ka 
8. Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione nuk ka 
9. Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit, honorar si bashkautore tekstesh në masën 63 mijë lekë. 
10. Të ardhura nga Çelje Trashëgimie nuk ka 
11. Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
12. Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla paga në Universitetin Politeknik 1 128 000 lekë.
13. Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla pagesë si pedagog i jashtëm në Albanian University 320 000 lekë.
14. Bashkëshorti Ligor Nikolla, pagesë si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës 118 000 lekë.
15. Bashkëshorti Ligor Nikolla, pagesë si profesor i ftuar në Maqedoni 3 520 euro.
16. Bashkëshorti Ligor Nikolla, pagesë për leksione në Doktoraturë 243 000 lekë.
17. Bashkëshorti Ligor Nikolla,. pagesë orë suplementare 51 000 lekë.
18. Bashkëshorti zoti Ligor Nikolla honorar si anëtar i Këshillit të Fakultetit 67 000 lekë. 19. Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
20. Kthim i huasë pa interes në masën 1 000 000 lekë. Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion107% tjera
21. Bashkëshorti Ligor Nikolla detyrim të pashlyer në vlerën 930 483 lekë për një kredi në bankë të nivelit të dytë më afat shlyerje 10 vjet e interes 10% në vit.
22. Bashkëshorti Ligor Nikolla detyrim të pashlyer në vlerën 6 000 euro për një hua pa interes marrë zotit Rasim Hidri.
—————————
Ministria Mimi Kodheli
1. Paga si deputete 1 744 495 lekë.
2. Mësimdhënie në Qendrën me Orientim Gjinor dhe Kualifikim Profesional 360 euro.
3. Paga si Ministër 513 497 lekë. Të ardhura nga BonuseNuk ka Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë BordeshNuk ka 
4. Të ardhura Qiradhënie nuk ka Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individualeNuk ka 
5. Të ardhurat nga Ortakëri/AksioneNuk ka 
6. Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e AutoritNuk ka 
7. Të ardhura të personave pjesë e çertifikatës familjare nuk ka Të Ardhura nga 
8. Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion- 
9. Detyrim i pashlyer në vlerën 6 612 euro për një kredi për blerje autoveture me principal 11 400 euro.
Sigal