Deklarata bombë e Edi Ramës: Shqipëria e Kosova mund të bashkohen pavarësisht BE -së

472
Kohë më parë, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar që të kritikojë BE-në për vonesën e Shqipërisë në anëtarësimin e saj. Kësaj here kryeministri Rama, sërish kritikoi BE-në, për izolimin e Kosovës, duke mos i liberalizuar dhënien e vizave në zonën Shengen. 
Paralajmërimi i Ramës: Shqipëria e Kosova do të bashkohen, nëse vazhdon izolimi i Kosovës nga BE-ja
Deri tani kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete dhe bashkimi i tyre është integrimi i përbashkët në BE, dhe jo bashkimi fizik, njehësimi i kufijve. Mirëpo kjo politikë papritur, ndërroi kurs 180 gradë, derisa kryeministri Rama i hodhi dorashkën e sfidës Bashkimit Europian, teksa në një intervistë për gazetat kosovare paralajmëroi se nëse dy vendet nuk do të integrohen në BE, ata do të bashkohën sipas mënyrës klasike.
Rama: 2 mënyrat e bashkimit të Shqipëri-Kosovë
“Unë besoj që ka dy mënyra për ta kuptuar këtë. Njëra mënyrë eshtë ajo tradicionale e bashkimit kombëtar, me ato hartat e vizioneve nacionaliste dhe romantike të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX dhe mënyra tjetër është që të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na jep sot paqja, për t’i bashkuar realisht shqiptarët në ndërveprimet e tyre, që në nivelin individual, deri në nivelin më të lartë shtetëror, nga ekonomia në arsim, nga energjia në turizëm, nga bujqesia në tregti, në infrastrukturë e kështu me radhë. Dhe për ta kthyer kufirin në një konvencion që nuk na pengon të përjetojmë një hapësirë të përbashkët, si një hapësirë unikë dhe poashtu për ta avancuar procesin e integrimit në një formë të tillë që gjithë shqiptarët në rajon të jenë pjesë e BE-së dhe si të tillë të ndihen më të mbrojtur, të ndihen më të sigurtë dhe të ndihen dinjitozë, në mënyrë të barabartë…Besoj që duhet thënë edhe diçka tjetër: që bashkimi ynë, dhe nese duam ta themi edhe më shkoqur, bashkimi i shqiptarëvë te Shqipërisë dhe Kosovës, pasi këta në fakt janë shqiptarët që jetojnë në dy shtete shqiptare dhe nuk flasim për tjerët, që janë në shtetet tjera është i pashmangshëm dhe i pa diskutueshëm. 
Bashkim klasik, nëse Kosova nuk bëhet pjesë integruese e BE-së
Kryeministri Rama, duke i dhënë përgjigje, pyejtjes se cila është rruga e bashkimit Shqipëri-Kosovë, deklaroi: Pyetja është si do të ndodhë, a do ndodhë në funksion të Bashkimit Evropian, si një proces i natyrshëm dhe krejt i mirëkuptuar nga të gjithë, apo do të ndodhë si një ragim ndaj një verbërie apo një përtacie europiane, për të kuptuar që vetë Europa duhet të ndryshojë qasje ndaj vetvetes, duke u kthyer nga një fuqi, që gjithmonë e më shumë është e varur nga taktika e ditës, në një fuqi strategjike. Një Europë strategjike do të kërkonte që Ballkani të ishte njohur më parë si pjesë e saj, dhe që normalisht, pastaj të gjitha etnitë në Ballkan të kishin lehtësi në të qenit së bashku, pa pasur nevojë që të merreshin me kufitë ndërkohë që një Europë verbërisht taktike dhe në vijim do të bënte që të triumfonte me patjeter dhe pa asnjë mundësi të dytë linja e një bashkimi përsëri në funksion të një Europe të ardhme, por në radhë të parë të një funksion në ditët e sotme ku shqiptarët nuk do ta pranojnë për një kohë të gjatë këtë historinë ‘tërhiq e mos e këput’ të Europës dhe këtë qasjen ‘tërhiq e mos e këput’ me njëri – tjetrin. 
Thaçi: Deklarata e Ramës nuk është kërcënim për Unionin
Kryeministri Thaçi, duke i paraprirë efektit të fjalëve të Ramës në rajon dhe në BE, ka thënë se fjalët e tij nuk janë kërcënim për unionin, pasi bëhet fjalë për një realitetit që mund të arrihet në të ardhmen dhe i cili mund të jetë rezultat i izolimit të Kosovës nga BE–ja. 
Reagon Vuçiç: Nuk do lejoj kurrë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën
Reagim i parë ndaj deklaratës së Ramës ka ardhur nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, i cili është përgjigjur duke thënë se Kosova dhe Shqipëria “nuk do të bashkohen në mënyrë klasike” dhe duke folur për një tjetër provokim. “I premtoj kryeministrit Rama se Kosova dhe Shqipëria nuk do të bashkohen kurrë, ashtu siç tha ai, në mënyrë klasike. U lutem udhëheqësve shqiptarë të ndalin së provokuari destabilitetin në rajon”, shkruan Vuçiç në një reagim në Twitter.
Sigal