Panariti vizitë zyrtare në Çeki, bashkëpunim në fushën e bujqësisë

452
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond Panariti, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Çeki, me ftesë të homologut të tij, Marian Jurečka. Axhenda parashikon takime bilaterale, vizita në shoqata bujqësore çeke, fabrika agropërpunimi dhe në një kompani prodhuese të birrës çeke. Gjatë takimeve që ministri Panariti do të zhvillojë me zyrtaret çek, teme e diskutimeve do te jete bashkëpunimi i ndërsjellë mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë në sektorin bujqësor, mundësitë e përditësimit të marrëveshjes së departamenteve për bashkëpunim në bujqësi, nënshkruar në vitin 2008, zgjerimi i importeve të pajisjeve bujqësore Çeke dhe teknologjive për industrinë ushqimore në Shqipëri si dhe bashkëpunimi mes universiteteve agrare dhe institucioneve mbikëqyrëse.
Sigal