Panariti akuzon ministren e Financave: Po bllokoni fondin për vaksinat kundër Dermantozës

387
Ministri Panariti ndodhej sot në fshatin Bickë të Devolli, ku janë shfaqur të tjera vatra të Dermatozës Nodulare dhe pa nga afër situatën. Panariti vitizoi dhe shtëpinë e një fermeri, kafsha e të cilit kishte ngordhur nga LSD, ndërkohë që tjetrën e ka të prekur.

“I kërkoj Ministrisë së Financave zhbllokimin e menjëhershëm të fondit, për vaksinatorët.

Ato pak fonde që i kanë dhënë bujqësisë, të paktën të na i levrojnë, pasi vaksinatorët duhen paguar.

Nuk mund të vazhdojmë me këtë situatë, të lejojmë përhapjen e dermatozës, vetëm për faktin se bllokimit të fondit nga Minstria e Financave.

Nuk e di arsyen e bllokimit, por është detyrë e Financave, ndërkohë që vaksina është siguruar për gjithë numrin e gjedhit në Shqipëri, me ndërhyrjen time.

Kemi përgatitur një VKM, për fondet për vaksinimin, por qeveria nuk mblidhet dhe s’kemi mundur ti kalojmë deri tani”, është shprehur Panariti.
Sigal