Padia, Gashi kundërshton largimin

899
Prokurorja Rovena Gashi ka paditur dje në Gjykatën Administrative kryeprokuroren Arta Marku, për lirimin e saj nga detyra si Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. Rovena Gashi, e cila deri pak ditë më parë mbante postin e drejtores së njësisë së dekriminalizimit dhe marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, e ka paditur në gjykatë Markun, me pretendimin se është shkarkuar padrejtësisht nga detyra. Gashi u shkarkua nga kryeprokurorja Marku si drejtore dhe u emërua prokurore e thjeshtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Por ky shkarkim, sipas Rovena Gashit, është i padrejtë, sepse në këtë mënyrë uzurpohen funksionet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i vetmi institucion që ka të drejtën e emërimeve apo shkarkimeve të prokurorëve. Nga detyra u shkarkua dje edhe bashkëshorti i Rovena Gashit, kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina.
Sigal