Pack: Në gjirin e socialistëve ka personat me të shkuar kriminale

495
Eurodeputejta Doris Pack ka lëshuar kritika të forta për qeverisjen në Shqipëri. Pas mbledhjes së asamblesë së PPE, eurodeputetja tha se socialistët u kanë dhënë poste personave pa vlerë.
Doris Pack shkon edhe më tej duke thënë se personat me të shkuar kriminale gjenden në gjirin e socialistëve.
Pack mbështeti kryeopozitarin Basha në qëndrimet e tij për situatën social-ekonomike në Shqipëri.
Ju keni qenë shumë kritike në asamblenë politike për situatën në Shqipëri. Pse ?
Doris Pack : Mjafton të shohësh realitetin. Ka persona që nuk kanë asnjë vlerë për të mbajtur poste në Shqipëri dhe socialistët ju kanë dhënë poste publike. Ka bashkiakë që rezultojnë të akuzuar dhe ndoshta të gjykuar për çështje kriminale në të shkuarën. Në këtë legjislacionit të Parlamentit shqiptar ka shumë persona që kanë një të shkuar kriminale. Nuk bëhet kështu politika. Qytetarët humbasin një gjë të shtrenjtë, besimin. Është për këtë arsye që mbështes zotin Basha, që e ka denoncuar këtë situatë. Zoti Rama është një regjizor i mirë. Ai di si të prezantohet të dhe të shpërqëndrojë vëmendjen, duke bërë të harrohet se ç’ka bërë nga mbrapa. Është ai që i ka venë këta njerëz në këto poste dhe ka mbrojtur të tilla kandidatura. Për këtë arsye, u shpreha me tone kritike në asamblenë politike dhe thashë që duhet ndihmuar zoti Basha për luftën e tij për një politikë të pastër , për një Shqipëri të denjë
Pra, për ju, ka një lidhje të pushtetit të krimit gjatë kësaj qeverisjeje ?
Doris Pack: Po, qytetarët e dijnë dhe ambasadorët e BE-së në Shqipëri duhet ta dijnë. Ata duhen të jenë shumë më preçizë mbi këto fakte dhe t’ua raportojnë ato kryeqyteteve të tyre. Prandaj, nuk mjafton që e thotë vetëm zoti Basha këtë. Mund të thuhet, që këto denoncime vijnë nga opozita. Por çështja është se nuk është vetëm opozita që i njeh këto fate. Qytetarët vetë i njohin mirë. Ndaj zoti Basha meriton mbështetjen tonë.
Sipas jush, rritja e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani shpjegohet me përkeqësimin e situatës në vend ?
Doris Pack: Po. Basha i është referuar shifrave në rritje të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani. Shtrohet pyetja : përse ? Ekziston një klimë shumë e vështirë për personat që nuk janë në të njëjtat në parti në pushtet apo që nuk ndajnë të njëjtat qëndrime me pushtetin. Ndaj, Basha duhet mbështetur, por jo për një çështje solidariteti midis partive tona politike, por për një politikë serioze dhe të qartë për Shqipëri. Nëse do të kishte perosna me të shkuar kriminale në gjirin e demokratëve, unë do t’a kisha denoncuar me të njëjtën forcë. Por deri tani, më rezulton, që personat me të shkuar kriminale gjenden në gjirin e socialistëve.
Sipas jush, pse Angela Merkel nuk i kushtoi shumë vëmendje Ramës gjatë samitit të Vjenës ? Pse nuk e takoi Ramën ?
Doris Pack: Kancelarja Merkel ka punë të tjera për të bërë. Nuk bëhet fjalë për një histori dashurie këtu. Ajo është shumë e zënë dhe nuk ishte e nevojshme që të takojë në mënyrë të veçantë Ramën. Kjo shihet kështu në Shqipëri në fakt dhe jo në kryeqytetet e tjera. Dhe kjo sepse Rama thotë, që ai dhe kancelarja gjermane formojnë një çift, sigurisht jo në dashuri, por që kanë afrimitet dhe vlerësojnë njëri tjetrin. Unë shpresoj që Angela Merkel të shohë problemet në Shqipëri dhe që t’ia thotë Ramës. Dhe për këtë arsye, Basha duhet të dëgjohet dhe mbështetet nga liderët e partisë popullore europiane, sepse Shqipëria po vuan. Nuk është partia demokratike që po vuan, është Shqipëria që po vuan, me një situatë te keqe për të cilën sapo folëm.
Sigal