Olldashi: “Kemi ndërmarrë politika që kanë dyfishuar pagat”

426
Sigal

Në prag të zgjedhjeve elektorale të qershorit, fushata mes kampeve kryesore PD-PS ‘nxehet’. “Beteja e premtimeve dhe shifrave ekonomike” ishte tema në emisionit “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji, në tryezën e rrumbullakët ishin të ftuar, Sokol Olldashi, ministër i Punës dhe Transporteve, Ilir Beqja, sekretar për programin, PS. Shkëlqim Cani, anëtar i kryesisë së PS. Ministri Olldashi, duke iu referuar mirëqenies dhe punësimit, thotë: “Unë vura dje se në 4 vende europiane, ku qeverisin qeveritë e majta ishte protestë e madhe 1 Maji. Në Shqipëri pashë festë. E gjithë Tirana nga liqeni, Durrësi në breg të detit. Do thotë se nuk mund të kemi perceptim klasik për 1 Majin. Përpjekja për të futur në hulli çështjen e organizmit të sindikatave është gabim. Ndërsa duke iu përgjigjur Ilir Beqes, për rolin e sindikatave, Diferenca është kjo, se ne në 8 vjet nuk kemi pasur asnjë konflikt, në qeverinë socialiste një herë kanë rënë një herë desh kanë rënë nga sindikatat edhe lëvizjen e qytetarëve. Një herë kanë qenë sindikata dhe lëvizja G91, e cila bashkëpunoi me ne dhe organizuam rrëzimin e qeverisë të zotit Nano. Nëse ne kemi marrë politika që çojnë në dyfishimin e pagave, do të thotë ne kemi zvogëluar faktorin për beteja sindikaliste. Kemi plotësuar kërkesa për të cilat sindikatat ende nuk i kanë bërë.