Numërohen mbi 95% e kutive të votimit, PS merr “timonin” me 74 deputetë. PD 7 mandate më pak se në 2013. Rritet LSI

479
Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qarqeve të vendit. Në rang vendi janë numëruar deri më tani 5119 nga 5362 kuti gjithsej, ndërsa mbeten për t’u numëruar edhe 243 kuti. Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 725730 vota ose 48% dhe merr 74 deputetë në rang kombëtar.
Në vendin e dytë renditet PD me 432524 vota ose 29% dhe merr 43 mandate në rang kombëtar. Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 217144 vota ose 15% dhe merr 19 mandate deputetësh. PDIU ka 76965 vota ose 5% dhe merr 3 deputë. I vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.

PD ka humbur 7 mandate, ndërkohë në 2013 kishte 50 deputetë.
Sigal