Nuk kanë më cipë!!! Rilindasit vetëm gënjejnë

240

Gënjeshtra duket se është kthyer në një ves të pandashëm të Rilindasve… Personazhi i radhës është ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Këtë të premte, maturantët zhvilluan provimin e gjuhës së huaj. Në rrjetet sociale u shpërndanë tezat e provimit. Kjo u denoncua edhe nga ish-deputetë të opozitës. Një pjesë të provimit të anglishtes publikoi edhe Boldnews, vërtetësia e të cilit është lehtësisht e verifikueshme.

Pas publikimeve, reagoi edhe Ministria e Arsimit. Në një njoftim për mediat, ministria anashkalon plotësisht faktin që dolën tezat e provimit në një kohë kur maturantët zhvillonin provimin, gjë që është në kundërshtim me rregulloren. Jo vetëm kaq, por hedh edhe sulme politike.

Periudha e maturës shtetërore përballet çdo vit me lajme të rreme për keqadministrim të testit nga ana e MASR. Këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD duke e përshirë edhe këtë proces plotësisht teknik, por të rëndësishëm për nxënësit, në betejën e ulët politike të opozitës. Kjo nuk është aspak një gjë e re! Sa më rigoroz është testi dhe administrimi nga ana e MASR, aq edhe më të shpeshta janë dezinformimet e tyre, të cilat i dënojmë fuqishëm! MASR nënvizon se do të vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e procesit deri në digjitalizimin e plotë të tij. Ky vit ka ardhur me risi sepse një pjesë e testeve do të vlerësohen për herë të parë elektronikisht duke shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë në vitet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar edhe penalitetet për ata që do të mundohen të kopjojnë”, thuhet më të tjerash në reagimin e ministrisë së drejtuar nga Besa Shahini.