Dash Shehi: Na kanë kthyer tre shekuj mbrapa me botën e krimit

637
Sigal

Deputeti Dashamir Shehi, në fjalën e djeshme në parlament, iu referua analistit italian Karlo Alberto Rosi, i cili e ka krahasuar Shqipërinë me ishullin e piratëve të Karaibeve, Tartugë, sepse qeveria e Ramës “Na kanë kthyer tre shekuj mbrapa me botën e krimit që e kanë mbrojtur, e mbrojnë përditë këtu dhe vazhdojnë me këmbëngulje të justifikohen, sikur kjo u vjen nga opozita. Kjo që ka ndodhur në Shqipëri ka ardhur nga këto zotërinj, që janë këtu mbrapa meje dhe sa kohë të jenë këta, ne do të na quajnë Tartugë, madje kam frikë se do të gjejnë edhe një ishull tjetër, më famëzi, për Shqipërinë tonë.” Ai ironizoi duke sjellë pasqyrën dhimbshme dhe paradoksale të situatës në vend në përgjithësi dhe veprimeve të ministrit aktual të Brendshëm Xhafaj:

“Herën e parë, nga ky neni që kemi devijuar në parlament, nuk përfiton im vëlla, se ka pasur avokat.

Së dyti, im vëlla ka qenë kaq i ri sa duhet t’ia falim mëkatet!

Së treti, nuk kam përgjegjësi, thotë, për atë që ka ndodhur me tim vëlla.

Së katërti, nuk ka shkelur asnjë ligj të Shqipërisë dhe nuk ka pse dënohet në Shqipëri.

Së pesti, nuk kam pasur asnjë kërkesë nga italianët, kështu që nuk kam si ta marr nën arrest për ta ekstraduar dhe Ligji Anti-mafia nuk mund të zbatohet se nuk ka bërë gjë në Shqipëri.

Dhe së fundi fare thotë, për integritetin tim personal do të vazhdoj luftën ndaj krimit!!!