Nuk hapen negociatat për 2015, Schulz: Mbani këtu problemet e brendshme

433
TIRANË – Marrëveshja e arritur për Greqinë ka bërë që Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schultz të vizitojë Shqipëri me kokën nga Brukseli. Por ka dashur të mos tregohet i “pabesë”… në vendin që traditë karakteristike të tijën ka pikërisht besën. Ndaj, ndërsa eurogrup arriti marrëveshjen me Greqinë, Shultz ka marrë avionin drejt Tiranës zyrtare për t’i treguar politikës shqiptare se është i besueshëm.
Pritjen e parë nga krerët e politikës shqiptare në Tiranë Shultz e pati me homologun e tij, kreun e Kuvendit Ilir Meta. Vizita e premtuar tre vjet më parë kur Shutlz u rizgjodh në krye të Parlamentit Evropian dhe e konfirmuar edhe pas takimit që mbajti me kryeministrin Edi Rama në Bruksel dhjetorin e vitit të kaluar, për arsye të ndryshme, – tha Shultz gjatë konferencës me Metën, – nuk është zhvilluar dot më herët.
“Jam nisur në orën 09:05 nga Mynihu dhe në 08:40 u arrit në zgjidhjen sa i përket Greqisë. Ndërsa po hipja në avion nuk e kisha të qartë nëse doja vija në Tiranë apo të kthehesha në Bruksel. Shpresoj që prania ime këtu të mos jetë e vonuar. Kam menduar 6-7 herë të vij, por për arsye të ndyshme nuk ja kam dalë të vij. Megjithatë thash duhet të shkojë në Shqipëri sot se në të kundër nuk do të jem i besueshëm”, – u shpreh kreu i Parlamentit Evropian.
I pyetur nga media se a i ka mundësitë Shqipëria që këtë vjeshtë të hapë negociatat për integrimin në Bashkimin Evropian, Shultz u përgjigj: Është shumë shpejt!
“Gjysma e dytë e vitit 2015 është shpejt. I shpreh mbështetjen time homologut Meta për reformat e marra në vend që janë në proces. Dua të theksoj që ju keni mbështetjen e plotë të parlamentit tim por ai nuk është i vetmi institucion që vendos. Gjatë gjysmës së dytë të këtij viti do të promovojmë debatin pozitiv në mënyrë që të jepet një përgjigje pozitive”, u shpreh Shutlz.
Në përgjigje të së njëjtës pyetje, për kreun e Kuvendit Meta “Shqipëria tashmë është në rrugën e duhur”
“Më e rëndësishme është të avancojmë sa më shpejt në reformën e drejtësisë ku kërkohet kontributi i të gjithëve dhe besoj se hapja e negociatave do të jetë me e thjeshtë e do të kemi më shumë mbështetje nga PE dhe vendet anëtare”, u shpreh kryeparlamentari Meta 
Sigal