Dr. Vladimir Mici: Punëdhënësi, punëmarrësi dhe indiferentizmi i qeverisë

Në këto 35 vjet qeveritë nuk kanë menduar asnjëherë për punësimin dhe as për politikat e punësimit.

Nëse shohim me vëmendje qeveritë nuk kanë menduar asnjëherë për punësimin dhe as për politikat e punësimit, përkundrazi në këtë artikull qeveritë i janë nënshtruar dhe i kanë shërbyer keq vendit dhe konsumit në tërësi. Por kjo politikë i ka shërbyer më mirë kapitalit, sesa punonjësit, i cili ka qenë kavia, ku qeveritë dhe punëdhënësit kanë mjelë përfitimet e tyre, duke i bërë ata më të varfër. Sigurisht që ky konkluzion nuk vjen rastësisht, por në sajë të disa analizave logjike, të cilat po i reshtoj si më poshtë:

Sigal

-Marrëdhënia e punës mund të mendohet si një kontratë midis punëdhënësit dhe punëmarrësit;

punësuari jep punën e tij për të ndihmuar në avancë objektivat e punëdhënësit. Në kthim i merr pagat e marra dhe përfitimet e tjera. Shpesh ka kuptime ose premtime të nënkuptuara, që kur punonjësi  punon fort dhe performon mirë, ai do të jetë i promovuar për punë me pagë më të lartë, sapo të progresoj në karrierë. Një kontratë formale është një kontratë, ku secila palë bën premtimin dhe çfarëdo që të ndodhë, nëse një nga palët nuk mban, apo dështon në mbajtjen e premtimit. Kur kontrata nënshkruhet, asnjë nga palët nuk mund të tërhiqet në mënyrë të njëanshme pa asnjë sanksion. Kontestimet mbi performancën mund të drejtohen në gjykatë ose palëve të treta për zgjidhje. Kontratat e nënkuptuara janë pothuajse të gjitha kontratat e punës. Ato janë të tilla, sepse janë jo të kompletuara nga pikëpamja e punës që do të kryhet dhe sepse që në fillim është e vështirë të specifikohet puna që do të kryhet në çdo rast në avancë. Kështu që kontratat ndërtohen të tilla që ato të nënkuptojnë se ka një shtrat rregullash formale, të cilat janë tepër të mjegullta për të qenë ligjërisht të forta. P.sh. fjala me përkushtim nënkupton që punonjësi do të jetë i përkushtuar në punë, duke bërë përpjekjet maksimale. Por çfarë kuptohet nga kjo, kjo varet nga të dy palët. Punonjësi mund të largohet nga puna me dëshirë dhe punëdhënësi shpesh ka hapësira për ta larguar punonjësin, por derisa kontrata punës është një kontratë, që zakonisht mund të anulohet nga një palë ose tjetër pa penalitete. Disa kufizime ligjore mbi detyrimin e saj bëjnë kontratën esenciale dhe të nënkuptuar vet detyruese.

Por cilat janë vështirësitë që duhet të kapërcehen në ndërtimin e kontratës së punës vetë detyruese?

Shpesh shihet avantazhues për njërën ose tjetrën palë për t’ja hedhur prej mosmbajtjes së premtimeve në një ose tjetër mënyrë. Këto mundësi ekzistojnë prej informacionit asimetrik, pra kur njëra palë di më shumë se sa tjetra rreth synimeve të saj, apo performancës nën kontratë. Këto mashtrime ose gënjeshtra, janë të mishëruara në marrëveshjet formale të bëra midis punëdhënësve dhe punëmarrësve. Punëdhënësit, të cilët thyejnë parashikimet e marrëveshjes, të cilën ata kanë nënshkruar me sindikatat e tyre; mund të ndiqen në mënyrë ligjore. Kështu një punëdhënës dëshiron të punësojë punonjës, të cilët dëshirojnë ta shtyjnë kënaqësinë aktuale për një rritje afatgjatë. Një mënyrë e thjeshtë është që t’i kërkojnë aplikantëve për punë nëse ata dëshirojnë të shtyjnë për më vonë kënaqësinë, e cila mund të mos ndjellë një përgjigje të ndershme. Sidoqoftë ka edhe mënyra të tjera të sofistikuara indirekte nëpërmjet të cilave ai i shpreh preferencat e tij indirekt. Shumica e politikave kompesuese janë të paktën pjesërisht të synuara nga vendosja e sinjaleve reale nga aplikantët për punë ose punëmarrësit. Lloji i duhur i njerëzve shpesh ka inçentivë për të mos përmbushur premisat e tyre. Ky lloj i mashtrimit të sjelljes oportuniste, ndodh jo sepse njerëzit synuan nga jashtë për të qenë të pandershëm, por sepse ata përgjithësisht provojnë të avancojnë interesat e tyre personale prej përshtatjes së sjelljes së tyre për oportunitetet e shpalosura. Sfida tashmë është për të adoptuar politika kompesuese, që pak a shumë automatikisht nxisin palët për t’ju përmbajtur premtimeve të tyre. Ҫelësi për një marrëveshje vetëdetyruese është që humbjet të jenë detyruese mbi mashtruesin, të cilët nga ana tjetër, nuk varen mbi privatë, një thyerje kontrate nëse ka ndodhur. Në tregun e punës dënimi i zakonshëm për mashtrim në marrëveshje është që viktima e ashpërson marrëdhënien e punës. Për pasojë vetëdetyrimi kërkon që të dy punëdhënës e punëmarrës të nxjerrin më shumë përfitime prej vijimit të ndershëm të marrëdhënieve të punësimit ekzistues se sa të presin ashpërsimin e saj. Nëse punonjësit janë duke përfituar më shumë nga marrëdhënia ekzistuese nga çfarë ata prisnin për të marrë, ata automatikisht do të humbasin, nëse ata i shmangen detyrave të tyre dhe për pasojë janë të pushuar. Nëse punëdhënësit përfitojnë më shumë prej mbajtjes së punonjësve ekzistues se sa nga të investuarit në zëvendësim ata do të vuajnë nga mosmbajtja e premtimeve dhe do të kenë punonjës që do largohen. Por në teori kjo është mjaft e thjeshtë, sepse në kushtet kur oferta e punës është e lartë, largimi nga puna do të thotë papunësi. Në këtë rast presioni nga norma e papunësisë nxit uljen e pagave, apo edhe pritshmërinë për paga të papaguara. Pagë e papaguar do të thotë ulje e pagës reale duke supozuar që ky nivel page të shkojë P(1-ib) ku ib është norma e borxhit. Nqs, kjo shumë pagese e vonuar është 1 muaj në vit nga 60% e bizneseve, efekti i saj në kushtet e një norme borxhi 12% në vit, (hua konsumatore, Overdraft), kjo ka efekte të pallogaritshme në ekonominë e vendit. Kjo, sepse konsumi real do të ulet në masën e këtij efekti shumëzuar me faktorin1/ (1-c). Pra duke supozuar që norma marxhinale e konsumit është 0.9, kjo do të thotë që konsumi i popullatës bie me 10 herë pagat e prapambetura. Sigurisht, në pamje të parë ky duket një problem midis punëmarrësve dhe punëdhënësve, por ajo shkon më tej. Duke marrë për shkak se ne ju referuam një mesatare 60%, e cila është sigurisht apriori, dhe se kjo mesatare ka një shpërndarje, dikush 10 ditë , dikush 2 javë , dikush 2 muaj dikush një vit atëhere niveli i pasigurisë rritet, dhe kjo shprehet në uljen e konsumit të mëtejshëm, pra mosmarrja e pagave degjeneron konsumin për efekt të pasigurisë dhe deformon konsumin. Njërëzit heqin dorë nga konsumi normal duke iu kthyer konsumit jetik,(efekti psikologjik) për shkak të mospërballimit të riskut dhe kostove të larta të huamarjes, e cila rritet sapo rritet kërkesa për hua. Pra në këtë rast Fondi i pagave të papaguara P, duhet të pjestohet me koefiçentin e pasigurisë α (P/(1-α), duke bërë që konsumi në total të bjerë më tej, dhe për pasojë efekti zinxhir në mbylljen e vendeve të punës dhe uljen e mëtejshme të pagave. Sigurisht këto dihen dhe janë praktike. Çdo biznes apo punëdhënës i merr me qira shërbimet e punës. Kjo do të thotë se ai do të synojë t’i sigurojë ato me kosto minimale për të maksimizuar fitimin e tij. Mjedisi më ideal i tij, do të ishte një treg pune i deformuar, ku ai të ishte në rolin e monopsonit dhe jo një tregu konkurencial të punës. Ai do të kërkonte maksimizimin e përdorimit të burimeve të tjera pa kosto, siç është mbajtja e pagës dhe përdorimi i saj nga punëdhënësi. Pra kemi një punëdhënës që mbijeton nga mospagimi i pagave, pra ai transferon riskun tek i punësuari. Por kur kjo bëhet vijë, apo normë, do të thotë që ai përdor kapital qarkullues pa qenë nevoja të marrë borxh, apo paguan kosto shtesë. Shumica e punonjësve e vuajnë këtë me ditë dhe me muaj dhe ta konsiderojnë këtë një normë të ligjshme. Normalisht dikush thotë duke i referuar kodit të punës se ajo nuk është e ligjshme, por kur në firmat tona, numri i sindikave numërohet me gishta, ndonjëherë, edhe qeveritarët tanë ftojnë firmat e huaja për t’u treguar se tek ne nuk ka sindikata, çdo i punësuar është i kërcënuar me largim nga puna, sapo ai t’i drejtohet punëdhënësit, apo organeve ligjore të kërkojë zbatimin e ligjit. Edhe në ato raste kur ka sindikata, ato janë të verbuara pas interesave private, sesa në dobi të punonjësve, Sigurisht rol në konsum ka edhe qeveria, Ajo është strumbullari që rrjedhin nga këto mospagesa në kohë. Për ta sqaruar pak më gjatë, sepse kjo situatë nuk zgjidhet me qeverinë dhe këtu kam parasysh qeverinë aktuale dhe të gjitha ato para aktuales pa bërë dallim e majtë apo e djathtë, apo koalicione qeverisëse. Të gjitha një devizë kanë pasur: të marrin sa më shumë nga të punësuarit!