Një vakt në vendin e punës/ Floida Kërpaçi: Rama turp të ketë!

507
LSI-ja ka reaguar dje ndaj vendimit më të fundit të qeverisë për t’i paguar administratës, një vakt ushqimi në vendin e punës ose t’i japë, paratë në dorë. Deputetja Floida Kërpaçi e ka ballafaquar këtë vendim të fundit, me mjerimin në të cilin ndodhen sot 80% e shqiptarëve, që jetojnë në kushtet e varfërisë së tmerrshme. “Vendimi më i fundit i qeverisë, – tha Kërpaçi, – për t’u dhënë punonjësve të administratës një pagesë ditore prej 500 lekë të reja ose 5000 lekë të vjetra si kompensim ushqimor në vendin e punës është një akt deningrues dhe arrogance për 80 mijë familje me ndihmë ekonomike që fatkeqësisht marrin vetëm 1 mijë lekë të vjetra në ditë për të mbajtur gjallë veten dhe fëmijët e tyre. Ky kryeministër nuk ka fonde për të paguar qindra naftëtarë, nuk ka fonde për të dhënë tekste falas, nuk u dha minatorëve statusin e tyre duke ditur që ata hyjnë në galeri pa e ditur në do të dalin gjallë, që nuk i dhimbsen fëmijët e Bulqizës që mbledhin gurë kromi, por ka para për të shpenzuar për makina luksi dhe “shoë” me televizionin e tij privat. Ai tani ka tepsinë e ushqimit vetëm për fëmijët e tij e nuk ia ndien për varfërinë që ka pllakosur vendin. Këto janë super reformat e Edi Ramës, Zv.Presidentit të Internacionales së të majtës, reforma për bukë falas për njerëzit e tij dhe jo për njerëzit e thjeshtë. Shkurt e qartë: Turp të ketë!”
Sigal