Nëse votojmë Peleshi-Filo, Korça do të mbetet dy gjysma: E të privilegjuarve dhe e të diskriminuarve

99
Nëse votojmë Filo-Peleshin Korça do të vazhdojë të mbetet dy gjysma: e të privilegjuarve dhe e të diskriminuarve. Në këtë përfundim kanë mbërritur banorët e lagjeve që shtrihen në krah të majtë të ish-lumit (kur ai ekzistonte), pasi në njërën anë të Korçës janë investuar miliona e miliona euro për rrugët dhe rrugicat, për sheshet dhe asfaltet, për trotuaret dhe lulishtet, për fasadat dhe këndet e lojërave, për pedonale dhe kulla, për shatërvanë dhe mbjellje pemësh, ndërsa në anën tjetër të qytetit ende gjen gropa mes rrugëve, trotuare me pllaka të thyera, baltë dhe pluhur, mungesë kanalizimesh, mungesë ndriçimi, mungesë hapësirash të gjelbra, mungesë këndesh për argëtimin e fëmijëve dhe për rrjedhojë mjerim dhe varfëri. Këto lagje ngjasojnë si zona të sapodala nga lufta. Pra, një anë e Korçës shkëlqen dhe tjetra nxin. Këtë të vërtetë nuk e fsheh dot askush, madje as Filoja dhe as Peleshi. Por edhe pse është ndjekur një politikë e tillë diskriminimi, as njëri prej tyre (Filo-Peleshi), nuk turpërohet. Madje deri më sot, nga ana e tyre, nuk është dhënë asnjë shpjegim pse ka ndodhur kështu me Korçës, gjë që do të thotë se në rast fitoreje të tyre, Korça do ta vazhdojë të mbetet dy gjysma, pasi dyshja e përmendur më sipër nuk di t’i shohë gjithë njerëzit si të barabartë. Për rrjedhojë, nuk e është e pamundur që këtë lloj ndarje ta shtrijnë edhe në 7 komunat që i bashkohen Bashkisë së Korçës, pasi ata nuk mund të bëjnë dot ndryshe. Për këtë arsye, banorët e lagjeve të harruara shprehen me ironi: “Do ta bëjmë Korçën si Varoshi!”. “Varoshi” janë lagjet e preferuara, ndërsa pjesa tjetër ajo e përçmuara. Vetëm mos votimi për dyshen Filo-Peleshi, thuhet nga banorët e lënë në haresë do të ishte shpëtim i vërtetë për Korçën 
Diskriminimi 
Tashmë nuk ka mbetur njëri që të mos e ketë vënë re këtë ndarje dhe të mos ndihet i turpëruar. Kjo e vërtetë e hidhur është trajtuar edhe nga kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratike, i cili gjatë një takimi me banorët e këtyre lagjeve, duke iu referuar përvojës së tij si rektor tha: “8 vite rektor në Universitetin “Fan Noli”, ishin tetë vite të menaxhimit të një familjeje e shtëpie të madhe, ku nuk ka pasur epror e vartës por aleatë e bashkëpunëtorë që me frymën e debatit dhe mirëkuptimit kishim vetëm një qëllim: suksesin dhe fitoren e çdo sfide. Në këtë rrugë do të ecim dhe për të fituar shtëpinë e qytetit, bashkinë e Korçës. Ajo i përket të gjithëve, jo vetëm një grupi njerëzish apo disa lagjeve. Bashkia është shtëpia e çdo qytetari, e çdo korçari e çdo banori në fshatra, me apo pa bindje partiake, i pasur apo i varfër, i çdo shtrese sociale, komuniteti apo grupi të ndryshëm social-kulturor. Korça na përket të gjithëve dhe familja nuk bën dallim për anëtarët e saj. Unë do të jem ai që do të dëgjoj dhe do t’i përgjigjem gjithkujt, dhe dera e bashkisë është dera e hapur e një shtëpie të madhe. Në tetë vite si rektor kam pasur vetëm një parim, “kush drejton duhet të shërbejë”. Vendimet e mia kanë urdhëruar të parin për punë, Gjergji Meron. Në bashkinë e re nuk do të ketë të parë dhe të fundit…por aleatë dhe bashkëpunëtorë, ata do të jenë qytetarët dhe banorët e çdo fshati. Vendimet e këshillit do merren pas dëgjesave të hapura publike dhe kumtesave të kujdesshme me ta, në funksion të çdo interesi publik.

Romët, pjesë e Korçës së harruar
Pjesë e Korçës së harruar janë edhe romët e egjiptianët, familjet e të cilëve përballem me mjerimin, me papunësinë, me mungesën e strehimit dhe me një sërë problemesh të tjera sociale. Shumë fëmijë të tyre lypin në rrugë dhe flenë në trotuar, ndërsa drejtuesit e Bashkisë Korçë nuk kanë ndërmarrë asnjë hap si mund ti shkëputin këta fëmijë nga rruga, të cilët në çdo moment janë të rrezikuar nga grupet kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore. Në lidhje me këtë gjendje të krijuar gjatë viteve të fundit, kandidati Gjergji Mero tha: “Prioritet i bashkisë do të jenë: Korça e harruar, e periferisë, e varfërisë që është rritur në kufijtë e skamjes, e taksave lokale që rrënojnë ekonominë familjare dhe mbyllin bizneset e vogla, e korçarëve të papunë që më së shumti janë të rinjtë me potenciale të mëdha, rrugët, kanalizimet, fermerët, blegtoria, fshati me tërë dimensionet e tregut si baza për ekonominë e Korçës, mjedisi, e gjelbërimi. Dhe sigurisht një prej shërbimeve, që kam një pasion të veçantë, ku do të punojmë bashkë me korçarët e mi është rritja e promovimit turistik, shpalosja për të huajt por edhe për shqiptarëve në trevat e rajonit të Korçës së vlerave të traditës, trashëgimisë kulturore, shkollës, civilizimit, e këtij qyteti, djepi i iluminizmit kombëtar që hodhi themelet e pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit shqiptar.
Romët dhe egjiptianët zyra e menaxheriale
Gjithashtu, kandidati Gjergji Mero, u ndal posaçërisht edhe mbi një program të hartuar enkas për romët dhe egjiptianët, ku ndër të tjera tha: “në bashkinë e re ky komunitet do të funksionojë me zyrën e menaxherëve të tij. Kjo zyrë, tha profesor Mero do të përgatisë projekte dhe raporte për zgjidhjen e kërkesave të komunitetit. Varfëria ekstreme për shkak të papunësisë, mbylljes së dyqaneve dhe heqjes së qindra banorëve hallexhinj nga lista e ndihmës apo KEMP-i, kanë ardhur si pasojë e kësaj qeverisjeje në dy vjet dhe braktisjes së bashkisë për tetë vite rresht. Ne do të përcaktojmë minimumin jetik dhe me mbështetje sociale nuk do të lejojmë që njerëz nga ju, të burgosen për shkak të pamundësisë së pagesave të dritave dhe ujit”. Kandidati Mero tha se bashkia nuk i trajton korçarët në mënyrë të barabartë, por me diskriminime. Pjesëmarrësit në takim shprehën revoltën e tyre për braktisje: “Nuk na dëgjon njeri, nuk na pret njeri në bashki”,- tha njëri prej tyre. Banesat sociale u shitën me para, ndihma ekonomike na u hoq dhe nuk u shpërnda asnjë prej tyre për komunitetin tonë. Mero tha se do të ketë program të ri pikësimi për çështjen e shpërndarjes së banesave sociale ndaj komuniteteve në nevojë. Me programin tim banesat sociale do t’i shkojnë të pastrehëve që kryesohen nga ju dhe nuk do të bëhen pazare korruptive me to. Kandidati Mero premtoi gjithashtu se do të ketë përkrahje financiare për studentët egjiptianë për studimet universitare”.