Na kërkojnë numër NIPT-i për një lopë që kemi në shtëpi

46

Gazeta Telegraf/

Fermerët shkodranë denoncojnë skandalin shtetëror

 “Një fermer që mjel
një lopë te shpia po të mos shkojë të paguajë 60 mijë lekë të marrë një numër
NIPT-i, s’mundet me ua shit baxhove qumështin”. Kështu u shpreh një fermer
gjatë takimit me liderin demokrat Lulzim Basha në fshatin Gruemirë në Malësinë
e Madhe. Ndërsa një tjetër shrehetse “subvencionohen nga shteti tre vetë që
kanë mbledh sherebelën e gjithë Malësisë së Madhe, e marrin me 150 mijë dollarë
e nuk jepet asnjë lek një fermeri”. Një banor tjetër thotë se “tri vjet tuj na
rrejt në tana format. Do uli energjinë elektrike, nga ana tjetër e çon 25
lekë/kilovat energjisë elektrike”. Ankime ka edhe një banor tjetër që thotë se  “s’kena as tokë, as nuk mund të mbajmë lopë.
Puna është mbyll komplet. Me ça të jetojmë na? Shkoj me marrë një certifikatë,
unë s’kam tokë, e më thotë: “Ke me pagu 5 mijë lekë/dynym”.

Lideri demokrat Lulzim Basha pasi dëgjoi ankesat e banorëve
dhe fermerëve të kësaj zone është shrepur se nuk është zgjidhje kredia kur
bujqësia jo vetëm është në vend numëro por po bën hapa mbrapa. “Zgjidhja për
fshatin, zgjidhja për fermat, zgjidhja për fermerët është subvencioni. Nuk ka
zgjidhje tjetër, se përndryshe nuk e bënte Europa”, vijoi Basha. “Subvencionet
në vitin tonë të parë do të jetë 100 milionë euro dhe nuk do të shkojnë tek
grumbulluesit, do të shkojë drejtpërdrejtë tek fermeri, pa NIPT, pa burokraci.
E vetmja gjë që do të matet do të jetë është prodhimi, kaq prodhim ke kaq
subvencion meriton, do të marrësh subvencionin”, premtoi lideri i PD-së.

Ndërsa gjatë takimit me drejtues të strukturave të PD në
Malësi të Madhe, zoti Basha përcolli mesazhin e bashkimit. “Në qoftë se dikush
mungon dhe i thotë vetes demokrat, që është gati për të ndarë kontributin e tij
apo të saj, është detyra jonë ta thërrasim e ti themi që të kemi pritur. E
djeshmja është e djeshmja, ajo çfarë ka rëndësi është e sotmja dhe e nesërmja”,
tha ai, duke patur parasysh edhe përplasjet e forta që ka pasur në PD e
Shkodrës.

“Në këtë betejë nuk mund, nuk duhet e nuk do të mungojë asnjë
demokrat, asnjë burrë apo grua që kërkon largimin e Edi Ramës, ata do të jenë
pjesë e kësaj familje, ata do të gjejnë hapësirën e tyre në këtë familje.
Askush nuk duhet të ndihet as i paragjykuar, as i mënjanuar, as i përjashtuar”,
tha ai, duke çuar një mesazh të drejpërdrejtë tek ata që njihen si mbështetës
të Topallit. Gjatë kësaj bisede, një anëtar, Ramadan Lika, është shprehur: “Unë
nuk dhashë kontributin tim në zgjedhjet e vitit 2015 për kreun e Bashkisë dhe
për këtë sot u kërkoj ndjesë të gjithëve. Unë jam i gatshëm që sot të japë
kontributin tim të pastër. Do të bashkëpunojmë fuqishëm, bashkë me ju derë më
derë për të arritur atë fitore që realisht e presin të gjithë”.