‘Mundësi historike’, Presidenti Meta kallëzon penalisht kreun e KED, Ardian Dvoranin

461
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka firmosur kallëzimin penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Në një postim në Facebook, Meta ka publikuar foto që tregojnë momentin e nënshkrimit të padisë.

Reagimi i presidentit Ilir Meta:

Të dashur qytetarë!

Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.

Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj.