Monika Kryemadhi: Të gjithë njerëzit nuk mundet të futen në një kazan

146

Mënyra se si ne flasim i fusim të gjithë në një kazan, pastaj normal që njerëzit nuk dinë të dallojnë midis të mirës dhe të keqes. Partitë kanë faj, siç kanë faj edhe politikanët, edhe anëtarët e partisë, edhe mediat, edhe administrata publike. Duhet edhe një transparencë. Ti si media ke për detyrë të tregosh të vërtetën. Njerëzit duhet të dinë sa para janë shpenzuar nga ky vit, në këtë vit. Nuk ndihem keq se fëmija im shkollohet në Angli, për matematikë, në Exeter. Kush do ta shkollonte vajzën time për matematikë në Universitetin e Tiranës? Më gjej një pedagog të matematikës ti që ma shkollon vajzën mua për matematikë. Kur unë e kam shansin për fëmijën tim, një tjetër nuk e ka shansin. Siç ke ndërtuar ti pallatin te vila jote, kam ndërtuar edhe unë pallatin te shtëpia ime, me lejen e Edi Ramës dhe me lejen e Lulzim Bashës.
Lubonja: Edhe unë nëse kam ndërtuar pallat, gabim.
Po jo pse kemi bërë gabim ne, pse kemi zhvilluar pronën tonë? Jo Lubonja e ke gabim, ne kemi zhvilluar pronën. Unë e kisha mundësinë që ma dhanë prindërit atë mundësi, për fat të mirë të babait tim, kam një pallat, 16 mijë metra katrorë, në të cilën shkolloj fëmijët e mi.Edi Rama nuk ma dha lejen mua.
Tjetra që unë mendoj se është një problem, ti po i shkatërrove një vendi arsimin, shëndetësinë, skemën e sigurimeve, ti e ke vdekur dhe mos prit që të kesh vazhdimësi. Pjesa tjetër që unë mendoj, dhe ju keni shumë të drejtë që e vendosni klasën politike të gjithë dhe mua më bën të barabartë me Lulzim Bashën, më bën të barabartë me Sali Berishën, më bën të barabartë me Edi Ramën, më bën të barabartë me Ilir Metën, më bën të barabartë me Ridvan Boden, më bën të barabartë me Jozefina Topallin, më bën të barabartë me Majlinda Bregun, më bën të barabartë me Edmond Haxhinaston, më bën të barabartë me të gjithë njerëzit që kanë qenë në politikë. Ka një gjë, ne nuk bëjmë bilancet dhe ndonjëherë jemi modestë dhe kemi frikë të flasim për të vërtetën tonë.