Monika Kryemadhi: Ramës ia lamë Shqipërinë në NATO, po i kthen shqiptarët sërish në ambasada

80

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një dalje publike i ka kujtuar Ramës se e mori Shqipërinë një vend të NATO-s dhe me procesin e liberalizimit të vizave dhe po e kthen sërish në sportelet e ambasadave, ndërkohë që ishte po ky Ramë që për një kryetar komune në vitin 2009 bllokonte zgjedhjet.

“Këta morën një Shqipëri që ishte në NATO dhe kishte fituar liberalizimin e vizave, Ky në vitin 2010 nuk votonte 3 ligje për një kryetar komune.

Në Procesin e stabilizimit e mbani mend se si kërcënonte se do largoheshin 1 milion vete.

Ky që gjeti në vitin 2013 një vend në NATO dhe me proces të gastshëm të liberalizimit të vizave

Ky zotëëri në më pak se 28 muaj ka shkatërruar këtë proces. Shqipërisë do i kthehen vizat. Thanë se Hollanda e kishte deklarataë poltike. Ndërkohë që edhe Franca ka filluar procesin e saj. Zvicra po ashtu.

Ky grup kriminal po i kthen shqiptarët në dyert e ambasadës. Këta janë të rinj por mos harroni kalvarin e prindërve në ambasada, por edhe viktima të trafikut klandestin. Vijmë në procesin e integrimit evripian./ Maqedoninë e ndanë në hapa të sigurtë drejt integrimit evropin, kurse Shqipërinë e ndaluan. Dhe përse. Për shkak të mungesën së vulknetit të qeverisë shqiptarë në luftën e krimit dhe drogës. Ju e dini shumë mirë se mbi 300 mijë shqiptarë jetojnë nën minimunin jetik.  Mungon i gjithë sistemi që siguron të ardhmen e tyre, Qe nga biznesmenëy që u ka ardhur në majë të hundës nga gjobat e policisë së Ramës që i gjobit me 7 polici”, tha Kryemadhi.