Idajet Beqiri zbulon mesazhet mes aleatëve të majtë: Nuk jam vegël e Ramës. Çfarë më tha Petro Koçi

Kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri i cili paraqitit së fundmi kërkesën për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 Qershorit, ka deklaruar në studion e lajmeve të Fax News se ka në adresë të tij kanë mbërritur mesazhe të shumta që i kërkonin të mos tërhiqej nga gara.

Në këtë mënyrë Beqiri përgënjeshtroi zërat se vendimi i tij për tu tërhequr nga gara ishte një lëvizje e imponuar nga socialistët dhe për këtë ka publikuar mesazhet e mbërritur në celularin e tij nga Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe anëtari i KQZ Elidian Salianji.

Sigal

“Kam mesazhe që provojnë se më kanë bërë thirrje që të mos tërhiqem nga gara. Elidian Salianji me sa di e ka emrin ai djali i KQZ që është anëtarë i PS-së që më ka thënë ta kthej mbrapsht vendimin që kam marrë”.

“Përshëndetje Idajet, ju lutem rishikojeni qëndrimin tuaj për të mos hyrë në zgjedhje. Ju bëjmë me dije se një vendim i tillë çon ujë në mullirin e Metës dhe Berishës. Konsiderojeni edhe njëherë vendimin për t’u tërhequr nga gara”, shkruante Koçi në mesazhin e dërguar.