Monika Kryemadhi: Nuk do jem në krah të Metës kur të betohet si president

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi për herë të parë dje, se ditën kur të betohet Ilir Meta si President nuk do të jetë në krah të tij

Nga Jala ku ndodhet në kampin veror të LRI-së, Kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim ka folur për situatën politike, lëvizjet e kryeministrit Edi Rama, objektivat e saj në opozitë si dhe qëndrimin që do të mbajë në 24 korrik, kur Ilir Meta të votohet në Kuvend dhe më pas të betohet si President i ardhshëm i vendit. Për herë të parë, Kryemadhi ka zbuluar në një intervistë dhënë për televizionin ABC NEËS se do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë kur të votohet për Ilir metën President, por nuk do të jetë në krahë të tij si zonja e parë. Sipas numrit një të LSI-së, këtë gjë e bënë për të ndarë pozicionin e saj të qartë si kryetare partie nga ai i zonjës së parë, për të cilin tha se nuk është i parashikuar në Kushtetutë. “Di të them që kur Ilir Meta të betohet si president nuk do jem në krahë të tij. Nuk e kam diskutuar me të. Kjo është zgjedhja ime. Zgjedhja ime si kryetare është një rrugë e gjatë dhe vështirë. Është një pozicion që unë e konsideroj shumë më të rëndësishëm se sa ai i zonjës së parë, i cili nuk është i përcaktuar as si detyrim kushtetues. Pozicioni im është më i rëndësishëm se sa ai për të qenë një zonjë e parë. LSI do ketë rolin e saj në bërjen e një opozite të fortë”, u shpreh Monika Kryemadhi në intervistë. Ajo foli edhe për akuzat që në emër të partisë që drejton, i ka bërë ndaj kryeministrit Edi Rama. Shpjegoi se me ramin nuk janë në luftë agresive, por se që nga momenti që janë në opozitë, do të jetë vigjilente për çdo detaj. Gjatë intervistës foli edhe për rezultatet e Samitit të Triestes, ku Rama ishte i pranishëm. Ajo tha, se nuk e kishin sulmuar Ramën as për atletet e bardha që kishte veshur dhe as për gjë tjetër, por kanë kërkuar vetëm të dinë se çfarë dhe me çfarë arritjesh, u kthye Rama nga Samiti. “Nuk e kemi sulmuar për Samitin dhe presin se çfarë ka nënshkruar. Për gjërat që janë të mira nuk jemi kundër. Uroj që tashmë që ka timonin vetëm, ai i ka mundësitë për të bërë atë çfarë i ka premtuar shqiptarëve. Ne në pozicionin e opozitës do të jemi vigjilent për ta ndjekur”, tha Kryemadhi. Ajo madje deklaroi, se LSI e ka sulmuar Ramën për listën e zezë të publikuar. Ndërkohë e pyetur nëse e kanë sulmuar Ramën për gjendjen e tij shëndetësore, pasi gjatë Samitit të Triestes kishte veshur atlete të bardha, Kryemadhi deklaroi se nuk e ka bërë një gjë të tillë, pasi nuk është mjeke. “Unë nuk jam mjeke. Ata që kanë studiuar dinë ta përkufizojnë, Por do thosha që nuk e ka askush të drejtën morale për të bërë një gjë të tillë. Dakord, ne që merremi me politikë e kemi bërë një herë. Ne shquhemi për urrejtjen patologjike. Kjo është një zgjedhje që ai e bënë vet dhe duhet të përballet”, tha Kryemadhi. Dha mendimin e saj për listën. “Mendoj që koha e gjyqeve popullore ka mbaruar. Shqipëria ka shumë për të bërë. Nëse sot ne do të na hiqet e drejta e fjalës, kjo do jetë fatale. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë. Duke e pasur një opozitë të fortë do jetë dhe një qeveri e fortë. Rruga jonë është një opozitë pa kompromis. Do jetë me qytetarët dhe për qytetarët. Kjo për të përfunduar të gjitha reformat, ajo në Drejtësi, Arsim dhe Administratë Publike. Ne po e sulmojmë këtë, por ajo është shumë e rëndësishme sepse kemi nevojë për një administratë të fortë. Opozita do të jetë vigjilente ndaj çdo padrejtësie dhe shkelje të ligjit”, tha Kryemadhi. Ajo foli edhe për kampin veror të LRI-së. Ndërsa shpjegoi përplasjen që pak ditë më parë u shënua mes FRESH dhe LRI. Në këtë kamp janë edhe përfaqësuesit e Internacionales Socialiste. Sipas Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, ata janë surprizuar nga bukuria e natyrës. Ndërsa shtoi se një pjese mirë e tyre janë shumë të angazhuar në politike dhe pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke u marrë me politikë. Lidhur me mosmarrëveshjet që pati mes LRI dhe FRSSH, kryemadhi deklaroi se të rinjtë duhet të gjejnë urat e përbashkëta mes tyre. “Të rinjtë duhet të kenë urat e bashkëpunimit më të forta se ne . Pa bërë kompromis mbi vlerat që ata përfaqësojnë. Di të them që FRESH është një nga organizatat më të vjetra rinore në Shqipëri dhe kjo s’do të thotë se duhet të bëhet e vjetër në mentalitet. Ata diskutojnë për vlerat socialdemokratike të Shqipërisë, mbi problemet që po kalon rinia në të gjitha vendet. Kriza ekonomike ka rrënuar vende më të forta se sa Shqipëria e jo më vendin tonë, Duhet te jemi realist dhe jo të verbër. Duhet të vendosim në fillim primaren, pra reklamën që i bëhet Shqipërisë në këtë rast. Do jetë një nga reklamat më të mëdha që i bëhet vendit tonë. LRI ka dhënë ambientet e veta me qira. Por dhe FRESHI. Pas orës 8 të darkës ata luajnë bashkë”, shtoi Kryemadhi. Ndërkohë ka folur edhe për rregullat në kamp, duke përjashtuar kategorish përdorimin e lëndëve narkotike në këtë kamp ngatë gjithë të rinjtë si dhe pijeve alkoolike e mbajtjen e sendeve të forta. “Në kampin tonë ka rregulla që nuk lejojnë disa gjëra. Ka një rregullore të shkruar. Qoftë edhe për alkoolin. Çdo njeri që kapet kthehet mbrapsht. Ka qenë një taktik gati 10- vjeçare. Kemi taktikat tona për ta kontrolluar. Nuk lejohet përdorimi i mjeteve të forta. Në vitet e para të kampit kush kapej kthehej mbrapsht. E kjo vazhdon edhe sot. Të gjithë janë të detyruar të bashkëpunojnë për të kryer punët me radhë. Është ndjenja e solidaritetit. Kampi i LRI-së ka qenë një gjë reale”, tha Monika Kryemadhi.