Ministri Tahiri thirret në Prokurori

35
Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri do të merret në pyetje në prokurori për sulmet ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj. Prokuroria ka sekuestruar pamjet e konferencave për shtyp që Tahiri zhvilloi pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkoi ndjekje penale për Saimir Tahirin, me akuzën e kanosjes për shkak të detyrës ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj. Kjo nuk është hera e parë që Saimir Tahiri merret në pyetje në prokurori. Pak kohë më parë ai u thirr të dëshmojë për takimin me Durim Bamin, të cilin Tom Doshi ia kishte prezantuar si vrasës me pagesë.