Ministri Peleshi paralajmëron një tjetër “furtunë”: Drejtoritë e Bujqësisë do të shkrihen

462
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka njoftuar ditën e sotme shkrirjen e drejtorive të Bujqësisë nëpër rrethe. Nga foltorja e Kuvendit, ku ka zhvilluar një interpelancë të kërkuar nga deputeti socialiste, Erjon Braçe, ministri Peleshi tha se gjatë vitit 2018 do të zbatohen reforma në fushën e bujqësisë.
Duke u ndalur tek drejtoritë në varësi të ministrisë që ai drejton, Peleshi tha se Drejtoritë e Bujqësisë në vend do të riorganizohen, pasi deri më tani nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre, dhe nuk kanë rezultuar me rendiment.
“Drejtoritë e Bujqësisë në vend do të shkrihen dhe do të riorganizohen, pasi deri më tani nuk e kanë bërë siç duhet punën e tyre. Ky do të jetë një shërbim, që në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës do të realizohet pas hartimit të moduleve të trajnimit për ekspertët e fushës. Do të bëhet me qëllim organizimin e këtyre shërbimeve”, tha Peleshi.
Sigal