Ministri Manjani, pas pritjes nga homologu i Bavarisë: Platformë e detajuar bashkëpunimi në fushën e drejtësisë

493
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është pritur sot në një takim nga ministri i Drejtësisë së Bavarisë, Prof. Dr. Winfried Bausback. Gjatë takimit të zhvilluar në Pallatin e Drejtësisë të Mynihut, dy homologët kryesisht kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, zbatimin e saj, si dhe mbi çështje të tjera të aktualitetit. Në fokus të diskutimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Bavarisë, veçanërisht në gjyqësor. Ministri Manjani vlerësoi se shkëmbimi i sotëm i eksperiencës është një hap i rëndësishëm për vendosjen e bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtësi mes Bavarisë dhe Shqipërisë. Në këtë kuadër, ministri Manjani shprehu kënaqësinë për mundësinë e krijuar për shtrirjen e bashkëpunimit në nivel  ndërkombëtar. “Bashkëpunimi dypalësh dhe thellimi i marrëdhënieve me Bavarinë ka mjaft rëndësi për ne, kjo edhe për shkakun e një mentaliteti dhe pikëpamjeve të ngjashme. Ky bashkëpunim do ta ndihmonte Shqipërinë veçanërisht në qasjen e saj drejt Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë”, u shpreh ndër të tjera Ministri Manjani
Sigal