Ministri i Drejtësisë, Manjani vizitë zyrtare në Francë, marrëveshje me homologun Urovas

440
Sigal

Ministri i Drejtësisë,
z. Ylli Manjani po zhvillon një vizitë zyrtare ne Francë, me ftesë të homologut
të tij z.Jean-Jacques Urvoas.



Gjatë takimit z. Urvoas u shpreh ndër të tjera se i ndjek
prej kohësh dhe me mjaft interes zhvillimet e ndodhura në sistemin e
drejtësisë, veçanërisht ato që kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me
ndryshimet e reformës në drejtësi.



 Njëkohësisht bashkëbiseduesit
janë ndalur edhe në rëndësinë e ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të
gjyqtarëve”, për të cilin Ministri Urvoas shprehu interes për të mësuar më
shumë detaje.


Duke u ndalur më konkretisht mbi zhvillimet
reformuese të sistemit të drejtësisë, Ministri Manjani e informoi homologun, z.
Urvoas se tashmë ky proces nuk ka më kthim pas.


 Gjithashtu
Ministri Manjani shprehu besimin qe Komisioni Europian do të japi një
rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave dhe se Shqipëria ka nevojë të ketë
pranë partner si Franca, pasi anëtarsimi do të jetë një proces sfidues.


Një tjetër çështje që u diskutua në takim ishte
edhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.


Gjithashtu Ministri Manjani gjatë këtij takimi
shprehu mirënjohjen për  bashkëpunimin e deritanishëm për projekte
konkrete sikurse ishte ai i përmbarimit. Z. Manjani vlerësoi nevojën e
zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral edhe në projekte të tjera si
shërbimi i noterisë, etj.



 Pjesë e axhendës së
takimeve zyrtare të zhvilluara ne kuadër të kësaj vizitë ishte edhe ai me
kryetarin e Dhomës së Përmbarimit.



Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi nënshkrimin e një
marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e sistemit të përmbarimit në Shqipëri,
për të cilën Ministri Manjani shprehu gadishmërinë për ta formalizuar sa më
parë.