Enio Jaço
President i Dhomës Amerikane të Tregtisë
Në kërkim të mundësive më të mira ekonomike rreth 30.7 % e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit – sipas Kombeve të Bashkuara.
Shqipëria renditet e treta me Diasporën më të madhe në botë duke ia kaluar edhe Sirisë. Askush nuk duhet të ndihet krenar për këtë. Sipas UN, dy janë arsyet kryesore – ose shpopullimi për shkak të lufrave të përgjakshme, ose stanjacioni ekonomik. Në mënyrë të qartë, ne renditemi tek kategoria e dytë, ajo e pamundësive ekonomike dhe mungesës së perspektivës.
Por më e rëndësishme se këto shifra që reflektojnë realitetin – a ka Shqipëria ndonjë politike funksionale për të ndalur emigracionin dhe a po i tërheq ata që kanë mbetur për të mos u larguar?