Ministri Blendi Klosi/Shqipëria do të jetë vendi i parë evropian pa qese plastike mbajtëse në 1 qershor 2020

460
Sigal

Ministri Klosi: Shqipëria, vendi i parë evropian pa qese plastike më 1 qershor 2020

Nga tryeza ku ambasadorë të BE-së, ekspertë ndërkombëtarë dhe drejtues të institucioneve shqiptare analizuan arritjet e detyrave të kapitullit 27 për mjedisin, ministri Blendi Kosi tha, se ka ardhur koha për aksione konkrete për ta bërë Shqipërinë të pastër dhe për të goditur ata që ndotin më shumë. “Ne kemi vendosur që direktivën tonë ta çojmë drejt reduktimit të qeseve plastike përfundimisht në Shqipëri dhe 1 qershori 2020 të shënojë Shqipërinë si vendin e parë evropian pa qese plastike mbajtëse”, tha ministri Kosi. Thirrja për veprim konkret është vetëm një prej 3 pikave të reformës së ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit, ku përveç synimit të reduktimit përfundimtar të qeseve plastike, është edhe reformimi i inspektoratit dhe sistemit lejeve mjedisore bashkë me përafrimin e legjislacionit evropian. Për këtë të fundit, ministri Klosi theksoi se është shumë i rëndësishëm që jo vetëm të përafrohet, por të implementohet në përputhje me realitetin shqiptar.

Ministri Blendi Klosi: “Është koha ne të ndërmarrim veprime, është koha që ne të përpiqemi të përthyejmë këto ndryshime legjislative në aksione konkrete që ndryshojnë situatën në vendin tonë.”