Milva Ekonomi jep me koncesion për 1 shekull 1 milion m2 tokë

1490
Koncesioni është falur në datën 5 korrik 2017, në ditën kur kryeministri nisi dëgjesat publike kundër grabitqarëve të zyrave
Milva Ekonomi firmos në shezlon koncesionin me afat 1 shekull, jep 1 milion m2 tokë në Spitallë, për 99 vite
Përparim HALILI
Shpallja e fituesit u bë në datën 31 korrik 2017, ditën kur kryeministri nisi dëgjesat publike kundër parazitëve dhe grabitqarëve të zyrave, koncesion që sipas kontratës përfundon kur ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit të jetë… 156 vjeç!
Koncesionet që po jep “Rilindja” nuk kanë më afat 10-15 vite, por kanë nisur të jepen me afat… 1 shekull! Këtë fakt e vërteton, një koncesion i firmosur në datën 5 korrik 2017 nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, zonja Milva Ekonomi! Ky koncesion, i sulmuar vetëm “pak minuta” nga Shoqëria Civile, por që iu “mbyll goja” shpejt, mbasi ministrja Ikonomi u tha: “Mjaft!”, mbasi thonë se edhe vetë zonja ministre ka në pronësi disa OJF mjedisore, shtresash sociale në nevojë, statistikash e grash të veja që duan të integrohen në jetën pa paragjykime. Bëhet fjalë për një koncesion me afat… 1 shekull. Sipas njoftimit zyrtar jepet në përdorim pa asnjë detyrim ndaj shtetit, një territor urban në zemër të Shqipërisë e pranë detit, për një biznes privat që “Rilindja” e quan: “Partneritet Publik Privat” (PPP). Sipas vendimit të firmosur e shpallur nga ministrja Ekonomi, koncesioni përfshin 1 milion m2 tokë në Spitallë, me afat për 99 vite dhe me të drejtë përsëritje nga 30 vite pas 99 viteve, pra… përjetësisht! Tenderi për dhënien e këtij koncesioni, sipas shkresës zyrtare është zhvilluar dhe finalizuar, në ditën që kryeministri Rama bllokoi gjithë tenderët e koncesionet me vendim të posaçëm qeverie. Ndërsa shpallja e fituesit, u bë në datën 31 korrik 2017, ditën kur kryeministri nisi dëgjesat publike kundër grabitqarëve të zyrave, në “Buletinin e Prokurimit Publik” nr. 30, faqe nr. 289. Është një koncesion, i pari i këtij lloji në vendin tonë, që jepet me tender ministrie, pa vendim të këshillit të Ministrave, pa miratim të Këshillit Kombëtar të Territorit të Republikës, pa miratim në parlament, pa konsulencë me banorët e, për më keq, që nuk informon se çfarë objekti shërbimi apo investimi ka ky koncesion me afat 99 vjet! Fshehja e të dhënave të këtij koncesioni me afat 1 shekull, përbën shkelje të hapur të ligjit të prokurimeve publike, mbasi paçka, se në njoftimin e shpalljes së fituesit, përcaktohet si “prokurim me procedurë e hapur”, në fakt rezulton se është bërë dhe po bëhet me letra të mbyllura, në zyrat e mbyllura të ministres Ekonomi, e cila, siç thonë ka hedhur vetëm firmën e shpalljes së tenderit. Ka edhe zëra nga brenda “kullës: së Ekonomisë e Turizmit Shqiptar, që thonë se ministrja Ekonomi e ka firmosur shpalljen e fituesit e shtrirë në shezlon, mbasi në atë datë rezulton të ketë qenë në plazh dhe nuk besojmë, se ka qenë aq e shkathët dhe e merakosur për ekonominë e turizmin kombëtar dhe të ngrihej e të shkonte në zyrë të Tiranë, për të firmosur shpalljen e fituesit! Ndoshta, këtë e shpjegon më qartë e më saktë vartësi i ministres Ekonomi, i cili njeh këto “punët e tenderëve dhe koncesioneve, mbasi deri afro 1 vit më parë, ka qenë në krye të ankesave që bënin bizneset! Çudia është se ky koncesion nuk publikohet në “Fletore Zyrtare: sipas ligjit, i cili përcakton dhe detyron që çdo sipërmarrje koncesionare në momentin që shpallet fituese në garë tenderuese, duhet të publikohet e shoqëruar me projektin zhvillimor të investimit apo shërbimit që do realizojë, me vlerën e financimit, e hartën territoriale ku shtrihet investimi, me ofertën e plotë të detajuar e të shoqëruar me të dhënat e garancisë për realizimin e koncesionit, me raportin mjedisor dhe shumë me elementë të tjerë! Në këtë rast, ky detyrim ligjor nuk është zbatuar. 
Ja njoftimi i shpalljes së fituesit, të koncesionit 99-vjeçar 
FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT 
1. Për: Bashkimi i Përkohshëm i Operatorëve Ekonomikë: ”Pelikan” SHPK, “The Best Construction” SHPK, “Vëllezërit Hysa” SHPK
2. Adresa: Rruga Egnatia, Fly Tower, kati 13, 2001
3. Procedura: E hapur
4. Përshkrimi i shkurtër i kontratës: Ndërtimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik me sipërfaqe, 101.2 ha në Spitallë, Durrës, për një periudhë 99 vjet.
5. Publikime të mëparshme: Buletini i Njoftimeve Publike më datë 27.02.2017, numër 8.
6. Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues:
– Bashkimi i Përkohshëm i Operatorëve Ekonomikë ”Pelikan” shpk “The Best Construction” shpk “ Vëllezërit Hysa” SHPK
– “EDIL AL-IT” SHPK
7. Janë renditur ofertuesit, si më poshtë:
– Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë ”Pelikan” shpk “The Best Construction” shpk “ Vëllezërit Hysa” SHPK me 71.2 pikë
– “EDIL AL-IT” SHPK me 70.6 pikë
8. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes lajmëron Bashkimin e Përkohshëm i Operatorëve Ekonomikë ”Pelikan” SHPK, “The Best Construction” SHPK,“Vëllezërit Hysa” SHPK Adresa: Rruga Egnatia, Fly Tower, kati 13 , 2001se oferta e paraqitur më datë 27.02.2017 për zhvillimin e zonës,ndërtimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe operimin e Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik” me sipërfaqe, 101.2 ha në Spitallë, Durrës është pranuar.
9. Afati i negocimit të Kontratës tuaj do të jetë jo më vonë se 90 (nëntëdhjetë) ditë nga data e publikimit të fituesit.
10. Ofertuesi Bashkimi i Përkohshëm i Operatorëve Ekonomik ”Pelikan” SHPK, “The Best Construction” SHPK,“Vëllezërit Hysa” SHPK kërkohet t’i paraqesë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dokumentet e mëposhtme:
– Sigurimin e Kontratës sipas formës së kërkuar në Dokumentet Standarde të Procedurës Konkurruese. Sigurimi duhet të paraqitet jo më vonë se në momentin e fillimit të negocimit të kontratës.
– Dokumenti bankar që vërteton pagesën e kryer për shpenzimet e publikimit dhe shpenzimet e konsulencës së specializuar(në rast se ka). Kjo pagesë do të kryhet para fillimit të negociatave.
– Në rast se tërhiqeni nga lidhja e kontratës duhet të njoftoni me shkrim.
11. Njoftimi i renditjes është bërë në datë 05.07.2017
12. Ankesa: Ka më datë 10.07.2017
13. Ka marrë përgjigje: Më datë 17.07.2017
Sigal