Meta takohet me Lu dhe Vlahutin, ligji i Vettingu-ut duhet të kalojë sipas udhezimevet të Venecias

43

Ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana
Vllahutin zhvilluan sot një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi
zgjati rreth 20 minuta. Nuk bëhen të ditura detajet e bisedës. Por takimi vjen
në prag të publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias për ligjin e
Vetting-ut. Ambasadori Lu ka kërkuar që opinioni i Venecias të merret si bazë
në vendimin që do të japë Gjykata Kushtetuese. Pas takimit,
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka mbajtur sot një konferencë për mediat jashtë
Kryesisë së Kuvendit. Ai ka folur për takimin që ka patur sot me dy ambasadorët,
Donald Lu dhe Romana Vllahutin. Siç dekalroi meta në prononcimin e tij për
shtyp,, ky takim… “Ishte një takim ku u fol për ecurinë e reformës në drejtësi.
Ligji i “Vetting”-ut është mjaft i rëndësishëm dhe duhet që të kalojë në
përputhje me rekomandimet e Venecias. Ai është kushti i vetëm për hapjen e
negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE”,-tha Meta. I pyetur nga
gazetarët për dekretin e Presidentin Nishani për ligjin e mbetjeve, Meta nuk
konfirmoi se votat e LSI-së do të bashkohen me mazhorancën për ta rrëzuar. më
tej, ai theksoi se, dekreti i Presidentit do të trajtohet me seriozitetin që
parashikon rregullorja, sa për pyetjen e dytë, mendoj se duhet të pyesni kreun e
grupit parlamentar të LSI-së për këtë çështje”, tha Meta. Lidhur me letrën e
deputetit të PD-së, Arben Ristani për shkarkimin e kreut të Komisionit Hetimor
Parlamentar për çështjen CEZ, Meta tha se do ta shikonte me seriozitet, por
shtoi se nuk mund të dalë mbi rregulloren e Kuvendit. I pyetur për reformën
zgjedhore, ai tha se ajo tashmë është vonë dhe se duhet të kishte përfunduar me
kohë. Ndërkohë, Meta u pyet edhe për emrin e kandidaturës për President
Republike, por e komentoi kështu: “Besoj se Presidenti është në detyrë”.