Meta niset për vizitë në Zvicër takon kryebashkiakun e Bernës

159
BERN – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nisi sot një vizitë zyrtare në Zvicër ku u nga Kryetari i Bashkisë së Bernës Alexandër Tschappat.
Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit Tschappat teksa i uroi mirëseardhjen Kryeparlamentarit Meta dhe delegacionit parlamentar shqiptar vlerësoi miqësinë me Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Nga ana e tij Meta shprehu kënaqësinë për këtë vizitë zyrtare në Zvicër duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe peshën e kontributin e komunitetit shqiptar në Zvicër.
Meta u shpreh se Zvicra përfaqëson një vend mik të veçantë për të gjithë shqiptarët dhe se shkëmbimi i eksperiencave dhe ekspertizës me qytetin e Bernës i kontribuon cilësisë së marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Gjatë qëndrimit në Zvicër Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shoqërohet nga Fatmir Toçi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Zvicër, Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Sekretares se Përgjithshme të Kuvendit Albana Shtylla.