Presidenti Meta mesazh urimi për 75-vjetorin e Kiço Blushit: Personalitet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual

725
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar shkrimtarin Kiço Blushi për 75-vjetorin e tij të lindjes. Në një status në Facebook, Meta e vlerëson Blushin si “shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues, skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare”.

“Gëzuar i dashur Kiço, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë tuaj!,” shkruan Meta.

Statusi i plotë

Sot Kiço Blushi bën 75 vjeç. Ai është shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues, skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare, me filmat e të cilit si “Beni ecën vetë”, “Nëntori i Dytë”, “Çifti i lumtur”, “Koncert në vitin 36”, “Në shtëpinë tonë” e plot të tjerë me të cilët jemi rritur dhe edukuar.
Por Kiço Blushi është edhe personalitet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual, që mori dhe ushtroi me përkushtim e përgjegjësi publike në momente kyçe për fatet e vendit.
Gëzuar i dashur Kiço, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë tuaj!