Mesazhi i Metës, thirrja e Braçes për “votë popullore” dhe 35 pyetje

173
Vërdallisja e stërzgjatur dhe e qëllimshme politike e Reformës në Drejtësi, inskenuar prej dy partive politike PS-PD, ka pasur dje një zhvillim të ri, me një qëndrim të ri në favor të miratimit pa kushte e pa “cic-mice” të kësaj reforme historike, që pret vulën përfundimtare “PO” ose “JO” në seancën parlamentare të datës 21 korrik 2016! Deklarata për mediet, bërë nga kreu i Kuvendit dhe kreu i LSI, zoti Ilir Meta, u vlerësua si një sinjal i fortë shtetëror e politik. Pozicionimi publik i zotit Meta për vonesën, emergjencën dhe për domosdoshmërinë e miratimit të Reformës në Drejtësi, u quajt “mesazh i fortë e i qartë” nga media dhe opinioni shqiptar e ai ndërkombëtar. Eshtë një mesazh, që iu drejtua edhe dy ambasadorëve “kujdestarë” që po menaxhojnë miratimin e kësaj reforme, duke u bërë “temena” e së fundi edhe presion krerëve të dy partive kryesore të cilët vazhdojnë e bëjnë lojëra batutash, akuzash, kushtesh, deklarimesh e denigrimesh mes njeri-tjetrit. Pas deklaratës së fortë e kuptimplote të Ilir Metës për fatet e politikës komanduese aktuale shqiptare, deri me… “largim të të gjithëve nga politika dhe qeveri teknike”, ka pasur reagime jo vetëm nga BE, por edhe nga analistë mediesh, ekspertë, segmente politike e deputetë, ku dy më të shpejtët kanë qenë deputeti i PS Erjon Braçe dhe deputeti i çdo koalicioni e fraksioni parlamentar Nard Ndoka, si dy më aktivët dhe largpamësit që prononcohen në rrjetet sociale për çdo zhvillim e qëndrim politik-ekonomik-social-diplomatik! I pari që reagoi menjëherë pas deklaratës së kreut të Kuvendit e të LSI, ishte deputeti socialist Erjon Braçe, i cili iu “vërsul” me një mesazh kundërshtues për miratimin reformës me “marrëveshje pa kushte mes partive”. Në mesazhin e tij, deputeti Braçe, i ka “kujtuar” kreut të kuvendit e të LSI, zotit Ilir Meta, se “ … Ka edhe një rrugë tjetër, duhet pyetur populli me anë të një referendumi, ku të shprehet vullneti i tij se cilin variant pëlqen”. 

Ja statusi kundërshtues i deputetit Erjon Braçes në “FB”: – “Jo Ilir, duhet pyetur populli…”

“Jo Ilir, ka dhe një rrugë tjetër!

POPULLI PËR REFORMËN NE DREJTËSI,
POPULLI PËR KUSHTETUTËN!
Si ka mundësi që vetëm këtë zgjidhje shmangni, as që e përmendni? E pranoj me sy mbyllur që kjo reformë bëhet për të ardhmen e këtij vendi, të ardhmen e shqiptarëve. Atëherë përse nuk bëjmë më të thjeshtën, bashkërisht;
FTOJMË POPULLIN QË,
ME VOTE TË VENDOSE MES DY VARIANTEVE;
VARIANTIT TË BE-SHBA DHE VARIANTIT TË BERISHËS E BASHËS PËR RIVLERËSIMIN E TË GJITHË GJYKATËSVE E PROKURORËVE QË SOT JANË NË SISTEM!!
Nuk ka konsensus partiak pa popullin! Të çojmë Kushtetutën në referendum dhe shqiptarët të vendosin se si e duan drejtësinë, pastrimin e saj dhe gjykatësit e prokurorët që do të shërbejnë pas kësaj”“popullore” për Braçen e “Rilindjen”
Kujtesë deputetit Braçe: “Ulërit” për pagat, pensionet lëmoshë dhe taksat!

Nisur prej reagimeve të shumta që kanë ardhur në redaksi, mendojmë t’i bëjmë një kujtesë shoqërore deputetit Erjon Braçe, për disa fakte që kanë lidhje me pagat e pensionet lëmoshë që shteti u jep shqiptarëve, të cilat janë më të ulëta edhe se në Somali, ndërsa… Deputetë, ministra, zv/ministra, prefektë, drejtues bashkie, gjyqtarë, prokurorë, diplomatë e drejtorë të lartë, paguheni me paga, dieta e shpërblime mujore në miliona lekë nga taksat e shqiptarëve, të cilëve me ligjet dhe vendimet tuaja, u jepni: 
1. Pagë minimale, sa 8% e pagës tuaj! 
2. Paga mesatare sa 15% e pagës tuaj. 
3. Pensione invaliditeti sa 4% e pagës tuaj! 
4. Pensione pleqërie sa 7% e pagës tuaj mujore, ose sa 10% e pensionit tuaj mujor! 
5. Ndihmë ekonomike mujore, sa 1% e pagës tuaj! 
6. Shqiptarët e papunë e të pa siguruar, paguajnë taksa për çdo shërbim mjekësor sa 10% e pagës tuaj mujore, ndërsa ju nuk paguani!
7. Populli paguan taksa sigurimi shëndetësor, por nuk financohet për kurime jashtë shtetit, ndërsa ju, familjarët dhe miqtë tuaj financoheni nga taksat popullit!
8. Ju i merrni popullit me ligj taksa makinash, mjedisi, gjelbërimi, shkollimi, sigurimesh shoqërore e shëndetësore, taksë trotuari, rruge, biznesi e tregu sa 10-40% e pagës tuaj mujore! 
35 pyetje nga populli për deputetin e listës, Erjon Braçe dhe “Rilindjen” 

1. Përse nuk u pyet populli për ndryshimin Kushtetues në vitin 2008?
2. përse nuk u pyet populli për ligjin për importin e plehrave?

3. Përse nuk u pyet populli, për emrat që u caktuan për kryetarë të bashkive?

4. Për nuk u pyet dhe nuk po pyetet populli për koncesionet në shëndetësi?

5. Përse nuk u pyet populli, për rritjen e çmimit të ujit? 

6. Përse nuk u pyet populli, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike? 

7. Përse nuk u pyet populli, për çmimin e shirjes së tokës private?

8. Përse nuk u pyet populli, për ndarjen e banesave sociale?

9. Përse nuk u pyet populli, për ligjin për masën e ndihmës ekonomike?

10. Përse nuk u pyet populli, për rritjen e taksave prej qeverisjes qendrore?

11. Përse nuk u pyet populli, për taksat lokale?

12. Përse nuk u pyet populli, për emrat për këshilltarët e bashkive e qarqeve?

13. Përse nuk u pyet populli, për emërimin e prefektëve?

14. Përse nuk u pyet populli, për ligjin për Administratën Publike?

15. Përse nuk u pyet populli, për vendet e tregjeve publike?

16. Përse nuk u pyet populli, për lejimin e dhënies së trotuareve për kafene?

17. Përse nuk u pyet populli, për koncesionet e naftës?

18. Përse nuk u pyet populli, për ndarjen administrative territoriale?

19. Përse nuk u pyet populli, për koncesionet e kromit e bakrit?

20. Përse nuk u pyet populli, për fabrikat e çimentos të ndërtuara brenda 
qendrave të banuara?

21. Përse nuk u pyet e nuk po pyetet populli, për koncesionin e kolaudimit 
të automjeteve?

22. Përse nuk u pyet populli, për taksën e Rrugës së Kombit?

23. Përse nuk u pyet populli, për ligjin për Arsimin e Lartë?

24. Përse nuk u pyet populli, për tarifat e studimit në universitetet shtetërore?

25. Përse nuk u pyet populli, për rritjen e biletës së shërbimit urban?

26. Përse nuk u pyet populli, për HEC-in e Poçemit?

27. Përse nuk pyetet populli për licencat që po zhdukin pyjet dhe lejet e guroreve që po rrafshojnë kodrat e zonave të banuara?

28. Përse nuk u pyet populli, për importin e lëndëve kimike 
(që ua rrëzoi populli me protesta)?

29. Përse nuk u pyet dhe nuk pyetet populli, për vrasjen mjedisore që 
bënë “Kurum”?

30. Përse nuk u pyet populli si votues, për ligjin e kodin zgjedhor? 

31. Përse nuk pyetet populli, për emrat e deputetëve që përbëjnë parlamentin?

32. Përse nuk pyetet populli për përmbajtjen e buxhetit të shtetit, si pjesa që 
paguan taksat? 

33. Përse nuk jepni llogari përpara popullit, për “punët” që bëni sepse e keni 
detyrim kushtetues?

34. Përse nuk u pyet populli, për pazarxhinjë-deputetët që shkojnë nga një parti 
në tjetrën, bashkë me mandatet?

35. Përse nuk e pyesni popullin, kur caktoni… Avokatin e Popullit?