Mesazhi i Blushit për të rinjtë e FRESSH-it: Nuk ka rëndësi çfarë thoni për mua, rëndësi ka liria juaj

413

Tetë kandidatët për kreun e FRESSH-it u përballen një ditë
më parë me një juri të veçantë. Të gjendur përballë pyetjeve të katër
gazetarëve të njohur në vend, Eni Vasili, Ilva Tare, Lutfi Dervishi dhe
Aleksandër Furrxhi, të rinjtë e FRESSH-it patën një “përçarje” të vogël, lidhur
me largimin e deputetit Ben Blushi nga Partia Socialiste.

Sigal

Sikur të ishin të ftuarit e saj në “Studion e Hapur”, pasi
dëgjoi platformat e 8 të rinjve, Eni Vasili kërkoi të zbulonte edhe qëndrimin
që do të mbanin në rast se idetë e tyre do të binin ndesh me ato të kryetarit
të partisë. Pyetja e saj hapi një debat lidhur me largimin e Ben Blushit nga
Partia Socialiste. Shumë nga të rinjtë kanë mbajtur qëndrim kundër Blushit, por
njëri prej tyre tha se uronte që një ditë Blushi të rikthehej në PS. Deklarata
e tij u prit me duartrokitje në sallë.

Kjo situatë është komentuar edhe nga vetë deputeti Blushi,
i cili përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook” thekson rëndësinë që të
rinjtë të ndihen të lirë, pavarësisht asaj që thonë për të.

“Nuk ka rëndësi çfarë thonë për mua, rëndësi ka të ndjehen
të lirë. Liria nuk ka ngjyre ka vetëm shije!”- shkruan Blushi.