“Me Drejtësi e Gjyqësor të kontrolluar, Berisha e ka shpatë heqjen e imunitetit”

50

INTERVISTA/Flet Eridian Salianji: “Është e dukshme që nuk ka qëllim tw mirë të mazhornancës në nismën e imunitetit”

Në procesin e zgjedhjes të Presidentit, të gjithë, opozita dhe një pjesë e madhe e shoqërisë, si edhe faktori ndërkombëtar, kërkuan që kandidati për President të ishte jashtë radhëve të PD-së, për të vetmen logjikë politike: Që mazhoranca e Kryeministrit të mos kishte në dorë kontrollin e  gjithë pushteteve. Mirëpo ndodhi e kundërta, dhe nuk është rastësi që Berisha si Kryeministër për gati një vit mbante në sirtar reformën e heqjes të imunitetit, sikurse mban akoma në sirtar reformat e Gjyqësorit dhe të luftës kundër krimit të organizuar. Juristi Eridion Salianji, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, në intervistën për “Telegraf” këtë nismë të Berishës, në ndërkohën e shkurtër, të këtij sesioni të Parlamentit thotë se nuk ka pigment qëllimmirës të mazhorancës. Juristi Salianji na sjell argumentin se Kryeministri ka patur linjë të vazhdueshme mendimi e veprimi trysninë ndaj institucioneve, zyrtarëve në krye të tyre, sidomos gjyqtarëve”, ndaj edhe heqja e imunitetit në një Drejtësi e Gjyqësor, të cilwt akoma nuk janë institucione të pavarura, nuk mund të jetë një garanci e luftës kundër korrupsionit e shpërdorimit të detyrës.

Zoti Salianji, ka mëse një vit që ndërkombëtarët kanë dhënë një draft për heqjen e imunitetit. Papritur Berisha paraqet draftin e tij, dy javë para se të mbyllet sesioni parlamentar. Shikoni ju qëllime të caktuara, që mazhoranca përpiqet të kalojë te imuniteti?

– Pa dashur ta kaloj në gjykime  e konsiderata politike për çështjen, duhet thënë se është e dukshme që nuk ka asnjë pigment qëllimmirës të mazhornancës në këtë nismë.
– Cili do të ishte, sipas jush, domosdoshmëria e çështjes së imunitetit nga ai konceptim i deritanishëm?

Qëndrimi ndaj çështjes së imuniteteve është qartësisht dhe i gjithëpranuar se “Po”,  duhet të ketë një rikonceptim të tij,  dmth efektivisht me heqjen e tyre, me qellim parësor parandalimin e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit dhe më pas për krijimin e kushteve efektive të kryerjes së detyrave investiguese apo hetimit nga institucionet e ngarkuara me ligj.
– Në praktikën e deritanishme, deri në çfarë shkalle ka qenë pengesë heqja e imunitetit, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?
– Ndonëse nuk janë bërë të njohura (të paktën publikisht) nga pikëpamja statistikore se, në sa raste të investigimit apo hetimit të veprave penale të shpërdorimit të detyrës apo korrupsionit kanë   dështuar për shkak të ‘imunitetit’, apo për shkak se nga zbatimi i procedurës për heqjen e tij ka dalw sekreti dhe çvlerësuar hetimi, organi i procedurës e ka bërë prezent në vijimësi se e ka paraparë gjithnjë, si faktor determinat pengues, çështjen e imunitetit.
A mund të bëhen ndryshime në Kushtetutë,vetëm për heqjen e imunitetit, kur akoma palët politike nuk kanë miratuar reformat e tjera rregullatore të mirëfunksionimit të imunitetit, sikurse reformat në Gjyqësor, Drejtësi ?

Në këtë kuptim është evidente dhe e vërtetuar se ky lloj ‘imuniteti’ dhe implementimi i tij në vend ka kompromentuar në njëfarë mënyre qëllimin e legjislatorit, kur ai ka miratuar këtë dispozitë.
Cili do të ishte konceptimi më i drejtë i heqjes të imunitetit?
– Për rrjedhojë, në gjykimin tim, koncepti i imunitetit duhet të përcaktohet në këtë mënyrë që: Askush të mos ketë imunitet, sa lidhet me lejimin e grumbullimit të provave në ngarkim të tyre. Pra,  institucionet ligjzbatuese duhet të kenë lejim për të grumbulluar prova, edhe me mjete speciale zbuluese, të cilat të kenë nga pikëpamja procedurale vlerën e provës, me qëllim që pas shqyrtimit të tyre, nëse mbi bazë të tyre ka vend të ngrihet akuzë ndaj zyrtarit, atëhere të mos çvlerësohen si të marra në kundërshtim me procedurën. Paskëtaj, vlerësoj se është e domosdoshme marrja e pëlqimit nga parlamenti, apo KLD-ja,  respektivisht për deputetët dhe gjyqtarët.

– Heqja e imunitetit duhet bërë në rrafshin paralel, për të gjitha subjektet, politikanët, gjyqtarët, prokurorët? Dhe përse?

Gjithashtu, në gjykimin tim, çdo hetim ndaj kategorisë së zyrtarëve që aktualisht kanë imunitet, duhet të rregullohet në kuadër të kësaj reforme, që të kryhet nga zyra qendrore e Prokurorisë së Përgjithshme. (Imagjinoni në një çast që çdo gjykatës i çdo rrethi të “jetë  në dorë” të kryeprokurorit të këtij disktrikti, kërkesat për gjykim të të cilit i shqyrton çdo ditë!!! e etj)
–  Sipas jush, cilat do të ishin kriteret, ndryshimet që duhen bërë që heqja e imunitetit të mos shndërrohet në një instrument politik presioni të pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë?

Pra, nëse lejohet (me ndryshimet në çështjen e imuniteteve) grumbullimi i provave, edhe pa hequr imunitetin, sipas përcaktimit të ri, çështja zgjidhet. Për fillimin e grumbullimit të provave nuk është e domosdoshme që procedimi penal të fillojë ndaj zyrtarit, pasi dihet që procedimi fillon ndaj faktit penal e më pas, pas grumbullimit të provave, ky fakt i adresohet personit konkret ndaj të cilit ngrihet akuzë.
Ka një konceptim, që imuniteti lufton fenomenet e korrupsionit. A mund të lidhet ky konceptim edhe me parandalimin e fenomeneve të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit?
– Ndonëse nuk është përmendur në mediume etj. kjo reformë ka një rëndësi të veçantë jo thjesht në zgjidhjen e rasteve (të cilat në perceptim të publikut ndodhin çdo ditë), të korrupsionit e shpërdorimit të detyrës, por, reforma në çështjen e imunitetetve ka rëndësi parësore në parandalimin e këtij fenomeni.
Shikoni në nismën e PD-së për heqjen e imunitetit, një sinqeritet politik?
Siç e dimë të gjithë dhe kjo është e gjithwpranuar, Kryeministri ka patur linjë të vazhdueshme mendimi e veprimi trysninë ndaj institucioneve, zyrtarëve në krye të tyre, sidomos gjyqtarëve. Kujtoj këtu zhurmën e madhe që bëri kjo mazhorancë, menjëherë sa u rikthye në pushtet për miratimin e ligjit të lustracionit. Këtë zhurmë e vazhdoi derisa mbaroi punë; konkretisht vuri në presion mbarë trupat gjyqësore, por edhe emra të veçantë në sistem gjyqësor, me qëllimin e vetëm që çdo rast të hetimit e gjykimit të korrupsionit të zyrtarëve të lartë të tij të mbylleshin. Kjo zhurmë e zallamahi që bëri i dha efektet, pasi siç dihet, çdo proces penal për korrupsionin e vrasje masive të zyrtarëve të tij është mbyllur (përveç këtij efekti të drejtpërdrejtë është edhe efekti tjetër i mos hapjes së çështjeve korruptive e shpërdorimit të detyrës, për të cilat ka denoncime në vijimësi, këtu nuk e kam fjalën për kabllogramet e famshme, të cilat edhe për çështje konkrete “vinin dorën në plagë:.

Imuniteti dhe reformat në Drejtësi e Gjyqësor

Në kushtet kur investigimi dhe grumbullimi i provave nga organet kompetente do lejohet për çdo zyrtar, atëhere, natyrshëm zyrtarët që janë subjekte të korrupsionit pasiv, por edhe qytetarët e tjerë që janë subjekte të korrupsionit aktiv, do jenë më të intimiduar e më të demotivuar për kryerjen e rasteve korruptive. Gjithashtu, edhe qytetarët do kenë arsye për të patur edhe më shumë besim ndaj institucioneve duke denoncuar realisht (jo sipas përvojës deri qesharake të mesazheve që pret e kthen Kryeministri) rastet korruptive. Kur them se do ketë efekt parandalues, jam i qartë që nuk bëhet fjalë të ndalohen rastet korruptive e shpërdorimi i detyrës (aq më tepër kur këtyre u prin qeveria), por për arsye që thashë, detyrimisht do jetë e nevojshëm të stërhollohen e për rrjedhojë edhe do pakësohen.

 – Faleminderit!