SPAK kërkon sekuestrimin e disa pasurive, mes tyre kantinën e Kokës

114
Sigal

Zbardhen të tjera detaje nga pretenca e SPAK sot sa i takon personave të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Raportohet se është kërkuar edhe konfiskimi i dy kompanive kryesore, Integrated Technology ShPK dhe Alb Tech, po ashtu dhe të 4 kompanive që i paguan ato.

Mes pasurive të tjera është kërkuar konfiskimi i 8 apartamenteve, 3 pasurive të paluajtshme të Lefter Kokës dhe kantinës së verës, konkretisht 88% të aksioneve.

Akuza në fjalë është përfaqësuar nga Arben Kraja, ndërkohë që mbrojtja do të flasë më 1 qershor.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa në total për të gjithë personat e përfshirë 57 vite heqje lirie.

KËRKESA E SPAK

Lefter Koka, 10 vite– (6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar)
Alqi Bllako, 4 vite– 2.8
Serafin Papa, 4 vite– 2.8
Pëllumb Abeshi, 4 vite– 2.8
Jonida Zeqo, 4 vite– 2.8
Bardhyl Çabiri, 4 vite– 2.8
Mirel Mërtiri, 10 vite– 6.8
Stela Gugallja, 7 vite– 4.8
Klodian Zoto, 10 vite– 6.8